BREAKING NEWS

795 raste të reja me koronavirus 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë jep detajet

795 raste të reja me koronavirus 24 orët e fundit, Ministria e
x

Bota

Historia e rrallë/ U prek nga COVID-19, 32-vjeçari kthehet në shtëpi pas tre muajsh trajtim intensiv

Historia e rrallë/ U prek nga COVID-19, 32-vjeçari kthehet në

Michael Orantes është baba i një vajz 2-vjeçare, Elizabeth.Pas gati 100 ditësh në spital duke luftuar me koronavirusin një i ri në Kaliforni është ribashkuar me familjen e tij.

Michael Orantes, 32 vjeç, doli nga spitali në Inglewood, California, të enjten, 93 ditë pasi mbërriti i sëmurë me Covid-19.Orantes doli pozitiv pasi ai u kthye në shtëpi nga një udhëtim në Spanjë në muajin mars, dhe u pranua në Qendrën Mjekësore Spitalore Centinela, ku qëndroi në Njësinë e Kujdesit Intensiv për dy muaj.

Edhe pse ai ishte i shëndetshëm dhe nuk kishte sëmundje të tjera, gjendja e tij u përkeqësua dhe ai duhej të vihej në një ventilator. Gjatë kohës që qëndronte në spital, ai humbi 35 %të peshës së trupit.Të enjten ai doli nga spitali, i rrethuar nga familjarët dhe stafi që u kujdes për të gjatë tre muajve.