BREAKING NEWS

SHBA rritje e tmershme e të infektuarve, 135.738 deri të dielën në darkë, 2391 të vdekur

SHBA rritje e tmershme e të infektuarve, 135.738 deri të dielën
x

Bota

Historia që po i përlot të gjithë! Nëna dëshiron një fëmijë prej 20 vitesh, tronditet kur merr vesh se çfarë ndodh me foshnjën pas lindjes

Historia që po i përlot të gjithë! Nëna dëshiron

I jep lamtumirën e fundit djalit të saj, vetëm 13 javë pas lindjes. 39-vjeçarja angleze Tammy Ireson, nga Kings Lynn, në Norfolk, u desh të tregonte historinë e saj dhe të vogëlushit Wilber, i cili gjeti vdekjen pak kohë pas lindjes si pasojë e dëmeve cerebrale të shkaktuara nga një arrest kardiak.

Gruaja kishte 20 vite që priste të bëhej me fëmijë, dhe kur e lindi ndodhi ajo që e shkatërroi, foshnja i iku sërish nga duart.

Vogëlushi kishte lindur me një keqformim, i cili i shkaktoi miopati konjektive. Sëmundja i shkaktoi probleme në rrugët e frymëmarrjes dhe i shkaktoi arrest kardiale, duke i shkaktuar dëme cerebrale.

“Në javën e 20-të të shtatzënisë, mjekët kuptuan për herë të parë se kishte diçka që nuk shkonte. Më kërkuan vazhdimisht të ndërprisja shtatzëninë, por refuzova në çdo formë. E doja kaq shumë, sa që mendova se e meritonte të jetonte”, tha gruaja për mediat.