Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Holandë: Kryeministri i shpëton në votëbesim në parlament

Holandë: Kryeministri i shpëton në votëbesim në parlament

Postuar: 14/02/2018 - 20:13

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, me shumicë votash në parlament mbrëmë vonë, i shpëtoi shkarkimit, disa orë pasi ministri i tij i jashtëm dha dorëheqje, pasi pranoi se ka gënjyer se ka marrë pjesë në një takim me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
 
Ministri i jashtëm, Halbe Zijlstra, dje paraqiti dorëheqje pasi pranoi në parlament se ka gënjyer se personalisht e ka dëgjuar Putinin duke folur në vitin 2016, për planet për krijimin e “Rusisë së Madhe” në Evropë.
 
Ligjvënësit opozitarë ishin të tmerruar me këtë mashtrim të ministrit Zijlstra dhe kanë kërkuar votim të mosbesimit për kryeministrin në Dhomën e Ulët të Parlamentit të Holandës. Por, votimi ishte në favor të kryeministrit Rutte me 101 vota për dhe 43 kundër.
 
Rutte më parë e ka mbrojtur ministrin Zijlstra, duke thënë se vërejtjet e tij për ekspanzionizmin rus “tingëllojnë si të vërteta”.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 8

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/02/2018 - 08:03

Partitë politike në pushtet dhe Lidhja Demokratike e Kosovës në opozitë, pohuan dje të kenë arritur pajtimin për të kaluar marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malin e Zi. Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe nuk janë pjesë e marrëveshjes.

Postuar: 24/02/2018 - 21:21

Këshilli i Sigurimit të OKB ka aprovuar rezolutën për 30 ditë armëpushim në Siri.

Postuar: 24/02/2018 - 08:14

Në një fjalim të rëndësishëm të mbajtur dje në Qendrën Konservatore të Veprimit Politik në Maryland, presidenti amerikan Donald Trump mes të tjerash iu rikthye çështjes së lotar

Bilbao, një polic i vdekur dhe përplasje të përgjakshme mes tifozëve të Athletico-s dhe Spartak Moska

Postuar: 23/02/2018 - 15:41

Qyteti i Bilbaos ishte dje skena e një përleshje të ashpër mes tifozëve të Athletico Bilbao-s dhe Spartak Mosca.
 

Postuar: 23/02/2018 - 09:51

Një skandal është zbuluar nga ministria e Sigurisë në Argjentinë ku ka goditur një tentativë komploti për të përdorur shërbimin diplomatik të Ambasadës ruse për trafik kokaine n

Postuar: 23/02/2018 - 08:30

Sulmuesi vetëvrasës që hodhi dje granatë brenda ambasadës amerikane në Podgoricë, ka qenë ushtarak i mbrojtjes kundër-ajrore gjatë bombardimeve të NATO-s ndaj ish-Jugosllavisë n

Postuar: 22/02/2018 - 19:29

Një huligan futbolli rus është arrestuar sot në Gjermani pasi kërkohej për sulmin barbar ndaj një tifozi anglez gjatë kampionatit evropian të futbollit Euro 2016 në Francë.