Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Holandë, gjykata për eutanasinë: Doktori veproi në interes të pacientit

Postuar: 11/09/2019 - 17:08

Një doktor i akuzuar se nuk mori miratimin e pacientit para se të kryente eutanazi në një pacient me demencë, është çliruar sot nga akuzat prej një gjykate holandeze.

Pacienti 74-vjeçar i cili vdiq në 2016, kishte shprehur dëshirën për të vdekur por kishte sinjalizuar gjithashtu se dëshironte të gjente kohën e duhur.

Gjykatësit thanë se doktori kishte vepruar ligjërisht pasi moszbatimi i procesit do të kishte kompromentuar dëshirën e pacientit.

Duke dhënë verdiktin sot në Hagë, gjykatësja Mariette Renckens tha se "janë plotësuar të gjitha kërkesat e legjislacionit të eutanazisë.

"Prandaj i dyshuari çlirohet nga të gjitha akuzat," shtoi ajo.

Ndërkohë prokurorët thanë se doktori, i cili tashmë ka dalë në pension,  mund të kishte vepruar me qëllime të mira por kishte shkelur ligjin duke mos marrë miratimin e fundit nga gruaja, e cila mund të kishte ndërruar mendje.

Ata argumentojnë se një diskutim i gjerë duhet të ishte kryer  para vendimit por t’i dhënë fund jetës së saj.
Doktori tha se i kishte dhënë qetësues gruas, e cila vuante nga Alzheimer, dhe më pas i kishte kërkuar familjarëve të saj ta mbanin teksa administronte dozën fatale.
Rasti konsiderohet i rëndësishëm dhe simbolik, në një kohë kur njerëzit po jetojnë më gjatë dhe kanë më shumë gjasa të zhvillojnë sëmundje që dëmtojnë kujtesën dhe të menduarit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2019 - 22:17

Marina e SHBA ka konfirmuar se tre videot e dala së fundmi në internet që tregonin objekte misterioze që udhëtonin në ajër me shpejtësi të larta, janë autentike, duke komentuar se nuk e dinë nëse ishin dronë apo obj

Postuar: 19/09/2019 - 21:57

Ish-gjenerali i forcave ajrore ruse Pyotr Deynekin, kritikoi sot gatishmërinë e forcave ajrore

Postuar: 19/09/2019 - 20:04

Platforma për shpërndarjen e fotografive, Instagram, njoftoi se ka ndërmarrë masa më të rrepta

Postuar: 19/09/2019 - 19:53

Marina ruse tha sot se do të jetë e para që do të pajisë nëndetset e saj me raketa supersonike

Postuar: 19/09/2019 - 19:16

Gjatë 22 shtatorit Irani do të mbajë paradën ushtarake në Gjirin Persik, ku do të marrin pjesë

Postuar: 19/09/2019 - 19:07

Presidenti francez Emmanuel Macron tha së fundmi në një intervistë se protestat e Jelekëve të V

Postuar: 19/09/2019 - 18:44

Diçka misterioze ka ndodhur në hapësirë rreth gjysmë miliardi vjet më parë e cila nisi një nga