BREAKING NEWS

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me paralajmërimin e fortë: Do thyejmë lidhjet e...

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me
x
BREAKING NEWS

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do të ndodhë nesër: SHBA do tregojë forcën ndaj këtij politikani shqiptar

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA për të luftuar korrupsionin: Me urdhër ekzekutiv të Biden...

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA
x
BREAKING NEWS

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e zezë’ edhe 2 persona të tjerë, zbardhet për çfarë akuzohen (EMRAT)

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e
x
BREAKING NEWS

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”, Spartak Ngjela flet me emra dhe paralajmëron fundin e ‘frikshëm’ për këta 2 politikanë shqiptarë: Ky është fakt!

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”,
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit të Covid: Mbi 5000 pacientë aktiv në vend, ja sa janë infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit
x
BREAKING NEWS

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u ndëshkuar”/Çfarë po paralajmëron? Ambasadorja Yuri Kim shpërndan mesazhin e rëndësishëm

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u
x
BREAKING NEWS

Mesazhi i fortë nga SHBA, Antony Blinken publikon emrat: Këta janë Kampionët tanë Antikorrupsion, së bashku do të ndëshkojmë të korruptuarit

Mesazhi i fortë nga SHBA, Antony Blinken publikon emrat: Këta
x

Bota

Holandezi iu shet drogë vdekjeprurëse qindra njerëzve, raportohet për 33 viktima: Ne e përcaktojmë vet fatin tonë

Holandezi iu shet drogë vdekjeprurëse qindra njerëzve, raportohet

Një drogë vdekjeprurëse që supozohet se është shitur nga një “aktivist i së drejtës për të vdekur” (eutanazia) mund të jetë përgjegjës në vdekjen e 33 personave në Holandë.

Sipas “Reuters” ditën e sotme autoritetet holandeze kanë bërë me dije se është hapur gjyqi ndaj autorit të quajtur Alex S i cili mendohet se u ka shitur të ashtuquajturin pluhur vetëvrasës qindra njerëzve. Alex S nga Eindhoven u arrestua në korrik me dyshimin se ka ndihmuar në mënyrë të paligjshme vetëvrasje, shitje droge dhe pastrim parash.

Hetuesit fillimisht menduan se burri mund të ketë pasur një rol në gjashtë vdekje. Por në gjykatë, prokurorët thanë se numri i vdekjeve të lidhura me drogën mund të jetë shumë më i lartë. Të paktën 15 njerëz vdiqën pasi përdorën drogën që blenë nga Alex S, ndërsa 18 vdekje të tjera ishin ende nën hetim, thanë prokurorët.

Mediat holandeze thonë se Alex S ishte një anëtar i “Koperativës së Vullnetit të Fundit”, një grup fushatash për të drejtën për të vdekur. Prokurorët po hetojnë grupin mbi akuzat se një pluhur vdekjeprurës i njohur si droga X është shitur në takimet e tij. Hetimi ka çuar në arrestimin dhe marrjen në pyetje të disa anëtarëve të tjerë, përfshirë edhe kryetarin e tij.

Holanda u bë vendi i parë në botë që legalizoi eutanazinë dhe asistoi vetëvrasjen në vitin 2002, megjithëse në kushte strikte. Këto përfshijnë që pacientët duhet të durojnë “vuajtje të padurueshme dhe të pafundme”, dhe se të paktën dy mjekë janë dakord me procedurën. Nëse nuk plotësohen këto kushte, asistimi për vetëvrasje është i paligjshëm.

Në gjykatë, Alex S foli shkurt për të argumentuar se të gjithë duhet të kenë të drejtën t’i japin fund jetës së tyre. “Ne nuk i përkasim askujt tjetër, ne mund ta përcaktojmë vetë fatin tonë”, tha ai në gjykatë.  Prokurorët thanë se Alex S ia shiti ilaçin vetëvrasës nga viti 2018 deri në korrik të vitit të kaluar për “këdo që do ta dëshironte atë”. Ata thanë se ai përdori shërbimin e mesazheve Telegram, ndër mjete të tjera, për ta bërë këtë.

Alex S fitoi të paktën 55,000 euro duke shitur ilaçin.