Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Hong Kongu “pushtohet” nga derrat e egër

Postuar: 11/02/2019 - 20:01

Majin e kaluar, shtetasja australiane, Liz Waldh, burri dhe dy fëmijët e saj u vendosën për të jetuar në një zonë banimi afër qendrës financiare të Hong Kongut. Para disa javësh, ata u njoftuan me disa fqinjë të pazakontë – tre derra të egër.
 
Derrat e egër tashmë enden rregullisht rrugës që të dërgon në kompleksin e banimit, pushojnë pranë trotuareve dhe shëtiten në hapësirën e lodrave. “Ata janë shumë të shoqërueshëm”, thotë Walsh, por shton se është më e kujdesshme ndaj sjelljes së tyre kur del jashtë me fëmijët e saj.
 
Sipas të dhënave të Departamentit për Bujqësi, numri i personave që kanë raportuar për prani të derrave të egër është dyfishuar gjatë pesë vjetëve të fundit. Këto kafshë mund të peshojnë deri 200 kilogramë dhe mund të jenë të gjata deri dy metra. 
 
Derrat e egër janë parë duke vrapuar në mënyrë të pakontrolluar afër qendrës financiare të Hong Kongut, në aeroportin ndërkombëtar të këtij vendi dhe në një qendër tregtare.
 
Hong Kongu është i famshëm për qendrat e ngarkuara urbane dhe gratacielat mahnitëse. Sidoqoftë, më pak se 25 për qind e sipërfaqes së vendit është zonë me infrastructure të zhvilluar, ndërsa 40 për qind e territorit përbëhet nga parqet dhe pyjet. Për këtë arsye, në zonat urbane shpesh shfaqen kafshë të ndryshme, të cilat dalin nga xhungla

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/04/2019 - 18:06

Kryetari i opozitës turke në Turqi, Kemal Kilicdaroglu është sulmuar fizikisht gjatë ditës së sotme duke marrë edhe lëndime trupore.

Postuar: 21/04/2019 - 10:04

 Përgatiti një strudel dhe teksa po e piqte në furrë, dogji 40 mijë euro të cilat i fejuari

Postuar: 21/04/2019 - 09:22

Të paktën 100 njerëz raportohen të jenë vrarë dhe më shumë se 200 të tjerë janë plagosur nga shpë

Postuar: 21/04/2019 - 08:08

Në një nga protestat më të dhunshme të serisë së pesë muajve të fundit, Jelekët e Verdhë u përles

Postuar: 20/04/2019 - 23:44

Një histori e pazakontë vjen nga Italia.

Postuar: 20/04/2019 - 23:24

Kamerat e sigurisë kanë filmuar një grabitje me dhunë në Gjeorgji.

Postuar: 20/04/2019 - 19:22

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Irlandës së Veriut për vrasjen e gazetares Lyra McKee.