BREAKING NEWS

SPAK sekuestron pasuritë e Adriatik Llallës, vjen paralajmërimi i fuqishëm nga Yuri Kim

SPAK sekuestron pasuritë e Adriatik Llallës, vjen paralajmërimi i
x

Bota

Horror në Francë/ Rritet numri i viktimave dhe të plagosurve, dy personave u është hequr koka, këto ishin thirrjet e sulmuesit në momentin e krimit të rëndë (VIDEO)

Horror në Francë/ Rritet numri i viktimave dhe të plagosurve, dy

Kryetari i qytetit Nice, ku të enjten ndodhi një sulm me thikë, Christian Estrosi, tha se sulmuesi vazhdimisht thërriste “Allahu Akbar”, madje edhe pasi u arrestua nga policia.

Gazeta Daily Mail raporton se nga tri viktimat, dy prej tyre u është hequr koka.

Sulmi filloi rreth orës 9 të mëngjesit gjatë një meshe në basilikën “Notre Dame”, që është kisha më e madhe katolike në Nice.

Policia e rrethoi shpejt vendin e ngjarjes, e qëlloi me armë dhe e arrestoi sulmuesin, i cili tash është dërguar në spital. Sipas autoriteteve, duket se sulmuesi e ka kryer aktin i vetëm, pa ndihmën e ndonjë personi tjetër.

“Qyteti Nice ka paguar një çmim të lartë njësoj si vendi ynë viteve të fundit. Unë bëj thirrje për unitet të njerëzve të qytetit”, tha kryetari Estrosi.

Ai e përmendi edhe rastin e vrasjes së mësuesit Samuel Paty para 13 ditëve, duke thënë: “Vendi ynë nuk mund të jetë më i kënaqur me ligjet e paqes për ta shkatërruar, siç u shpreh ai, islamo-fashizmin.

Më të lexuarat