BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh me “ushtaret” besnike të kryeministrit Rama, Balluku dhe Kumbaro, SPAK sekuestron telefonat e vartësve të tyre, zbardhen detajet e forta

Çfarë po ndodh me “ushtaret” besnike të
x
BREAKING NEWS

Dosja Rama, a u pyet kryeministri shqiptar nga një prokuror dhe një zyrtar i FBI në New York dhe koeçidenca fatkeqe e pranimit të fajit nga McGonigal për aferat e shefit të qeverisë

Dosja Rama, a u pyet kryeministri shqiptar nga një prokuror dhe një
x
BREAKING NEWS

Evi Kokalari zbardh të vërtetën e dosjes së Ilir Metës në FBI, nuk ka lidhje me atentatin ndaj Tom Doshit, ja prapaskenat që ka luajtur Sali Berisha

Evi Kokalari zbardh të vërtetën e dosjes së Ilir Metës
x
BREAKING NEWS

Edi Rama i fali Samir Manes 57 mijë metër 2  me vetëm 1 euro  dhe 165 mijë metër ndërtim, ja si kryeministri i shkaktoi shtetit shqiptar 30 deri në 40 milionë euro humbje vetëm për interesat e oligarkut më të madh në Shqipëri

Edi Rama i fali Samir Manes 57 mijë metër 2  me vetëm 1 euro
x
BREAKING NEWS

SPAK gati goditjen e madhe për politikanët e përfshirë në korrupsion dhe vrasje, Altin Dumani vihet në lëvizje, ja kush janë “dosjet e nxehta”që po zien vendi

SPAK gati goditjen e madhe për politikanët e përfshirë
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela zbardh të fshehtat e zgjedhjeve në Kukës: Ja kush ia dha goditjen e madhe në prapaskenë Sali Berishës dhe çfarë e pret në vijim ‘non gratën’

Spartak Ngjela zbardh të fshehtat e zgjedhjeve në Kukës: Ja kush
x
BREAKING NEWS

Petro Koçi: Ja provat që zhduku Sali Berisha për të mbuluar masakrën e ‘21 Janarit’ dhe skema që ndoqi për të fshehur gjurmët te afera e ‘Gërdecit’, roli i Shkëlzenit dhe dëshmia që e fundos

Petro Koçi: Ja provat që zhduku Sali Berisha për të
x
BREAKING NEWS

Censusi si anketë e Neptunit për oferta elektroshtepijakesh, a e ka shtuar oligarku Samir Mane listën e pyetjeve për shqiptarët?

Censusi si anketë e Neptunit për oferta elektroshtepijakesh, a e ka
x

Bota

Humbin jetën dy persona nga granatimet në rajonin rus

Humbin jetën dy persona nga granatimet në rajonin rus

Dy gra u vranë gjatë granatimeve nga forcat ukrainase në rajonin kufitar rus Belgorod, tha guvernatori i atij rajoni.

Vyacheslav Gladkov tha gjithashtu se katër persona u plagosën pasi Ukraina bombardoi qytetin afër kufirit.

Zyrtarët në rajonet fqinje Bryansk dhe Kursk, thanë se ndërtesat u dëmtuan nga sulmi me dron, gjatë natës, bën me dije REL.

Ukraina nuk ka komentuar lidhur me sulmin. Kievi, më herët, mohoi përfshirjen në sulmet e mëparshme që ndodhën përtej kufirit dhe tha se ato ishin kryer nga grupe ruse anti-qeveritare.

Ndërkohë, një nga grupet që kundërshtojnë Kremlinin, Legjioni i lirisë Ruse, tha se kishte marrë pjesë në operacionet ushtarake në fshatin e afërt Novaja Tavolzhanka.

Guvernatori Vyacheslav Gladkov tha për Telegram se predha goditi një pjesë të rrugës në qytetin Maslova Pristan, rreth 15 kilometra larg rajonit Harkov të Ukrainës dhe se copëzat goditën makinat që kalonin.

“Në njërën prej tyre udhëtonin dy gra, të cilat kanë vdekur në vend nga plagët e marra”, tha ai.

Guvernatori i rajonit Bryansk, në veri të Belgorodit, tha se katër shtëpi u dëmtuan nga bombardimet, ndërsa kreu i rajonit fqinj Kursk, tha se disa ndërtesa u dëmtuan nga sulmi me dron gjatë natës.