BREAKING NEWS

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet sekrete”/ Artan Hoxha nxjerr informacionin e rëndësishëm, flet me emra dhe zbulon ku fshihet vrasësi i Remzi Hoxhës: Krim shtetëror!

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet
x
BREAKING NEWS

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e grabitjes së biznesmenit në Krujë dhe bën paralajmërimin ‘bombë’: Do të ketë viktima!

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj Shqipërisë, hyn në fuqi menjëherë që ditën e nesërme

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj
x
BREAKING NEWS

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”, Frrok Çupi plas deklaratën ‘bombë’ për ish-kryeministrin dhe ngre alarmin për lëvizjen e fundit të Bashës

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”,
x
BREAKING NEWS

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet
x
BREAKING NEWS

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga drejtimi i PD, akuzon dyshen Meta-Berisha si skenaristë dhe regjisorë të foltores antiamerikane

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga
x
BREAKING NEWS

Drafti/ SHBA zgjeron gamën e zyrtarëve që mund të shpallen “non grata”, nga politikanët trafikantë, tek ata që ushtrojnë presion ndaj drejtësisë

Drafti/ SHBA zgjeron gamën e zyrtarëve që mund të shpallen
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa: Ja çfarë di unë për lidhjet e Berishës me komunizmin, nga emërimi sekretar partie, tek aleanca me Ramizin

Muharrem Xhafa: Ja çfarë di unë për lidhjet e
x

Bota

Humbja e nuhatjes nga Covid/ Disa mënyra për të ndihmuar rikthimin e saj. Studimi i fundit publikon rezultatet

Humbja e nuhatjes nga Covid/ Disa mënyra për të ndihmuar

Është një nga efektet anësore më të zakonshme në mesin e të infektuarve me koronavirus dhe prek rreth 60% të tyre. Bëhet fjalë për humbjen e nuhatjes (anosmia) që do të thotë të mos ndjesh aroma dhe shije (ageusia), duke humbur edhe kënaqësinë e shijimit të ushqimit. Duken si bezdisje dytësore, por me kalimin e kohës at janë kthyer në patologji të vërteta që kanë dëmtuar cilësinë e jetesës dhe madje mund të çojnë edhe në depresion. Kënaqësia e të shijuarit ushqimin dhe gjithashtu kënaqësia e aktivitetit seksual, avullojnë. Gjithashtu rrezikoni një regjim ushqimor jo të mirë sepse duke mos ndier shije, mund të konsumoni sasi më të larta të kripës ose sheqerit.

Një studim i bërë nga Universiteti i Padovës në bashkëpunim me atë të Triestes, ka dalë në konkluzionin se përqindjet konfirmojnë atë që tashmë dihej për impaktin e këtij fenomenit: gjysma e pacientëve e kanë rikuperuar plotësisht ndjeshmërinë e humbur, 40% kanë ndier përmirësime, por ende nuk kanë dalë nga tuneli, kurse 10 përqind, edhe pas 60 ditësh nuk ishin shëruar, madje kishte edhe raste të përkeqësuara. Por ka dy gjëra të rëndësishme që u zbuluan nga ky hulumtim italian i botuar në Journal of the American Association. E para: Anosmia dhe ageusia e Covid 19 prekin gratë më shumë sesa burrat. E dyta: Nuk ekziston asnjë lidhje mes humbjes së nuhatjes dhe shijes si dhe transmetimi të infeksionit. Pra, mund të shëroheni plotësisht, pa asnjë rrezik për të infektuar njerëzit e tjerë, e megjithatë të mos ju jetë kthyer shija ose nuhatja.

Çfarë të bëjmë për të ndihmuar rikthimin e nuhatjes së humbur nga Covid 19?

Ekziston një kurë specifike ose një liaç specifik për të rikthyer ndjesinë e nuhatjes dhe shijes së humbur për shkak të Covid-19? Përgjigja është: Asnjë për momentin. Duhet të bëhet një studim i gjatë eksperimentimi mbi pacientët dhe të identifikohen terapi të mundshme efektive. Rruga drejt këtyre terapive është ende e gjatë dhe për momentin nuk mund t'i konsiderojmë ato kura të vërteta, por për shembull, vajrat  esencialë përdoren shumë dhe duke nuhatur esenca të ndryshme për dy herë në ditë, në disa raste, është përshpejtuar shërimi. Në rastin  e ushqimit, një sistem tjetër i përdorur është përgatitja e pjatave shumë pikante: efekti i erëzave shpesh kalon nga stimulimi i nervit trigeminal në gojë dhe jo nga ndjenja e nuhatjes. Anasjelltas, spray-t për hundën ose produkte të ngjashme duket se kanë shumë pak efektivitet dhe janë vetëm humbje parash.

Më të lexuarat