BREAKING NEWS

Shqipëria në 24 orët e fundit: 835 raste të reja, zbuloni zonat më të nxehta nga Covid-19

Shqipëria në 24 orët e fundit: 835 raste të reja, zbuloni
x

Bota

I dërguari special i SHBA: Ja vendi kryesor që nxit sëmundjen antisemite, e përhap urrejtjen me një klikim

I dërguari special i SHBA: Ja vendi kryesor që nxit sëmundjen

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara për monitorimin e luftës kundër antisemitizmit, Elan Carr, tha në Forumin e Antisemitizmit se ka pasur raste të tmerrshme antisemitiste, ndërsa shtoi se nëna e tij pa babanë duke u arrestuar.

Në fjalën e tij, zyrtari i lartë theksoi se një nga vendet më të rrezikshme për antisemitizmin është Irani, si dhe e djathta dhe e majta ekstreme, ku të tre këto forca operojnë përmes internetit duke nxitur sëmundjen e urrejtjes ndaj izraelitëve.

“Ka pasur raste të tmerrshme antisemitiste. Nëna ime pa babanë duke u arrestua. Ne kemi dy histori të ndryshme që kanë të bëjnë me antisemitizmin dhe një histori të tolerancës. Shqipëria është një vend mode, ku duam ta shohim të gjithë botën. Nuk duhet të ketë mungesë koordinimi, duhet organizim global. Çdo vend mund të ketë aroma të ndryshme antisemite. Ndonjëherë e djathta ekstreme është kundër izraelitëve, e majta ekstreme gjithashtu, pra është një kërcënim i madh. Sot një nga vendet më të rrezikshme është Irani, por të tre forcat operojnë së bashku për të nxitur këtë sëmundje, që është urrejtja ndaj izraelitëve.

Gjithashtu, ata bashkohen në sulmet e tyre, sepse të tre kanë miratuar internetin, mediat sociale, për të përhapur urrejtjen dhe ideologjinë e tyre me një klikim në internet. Për këtë arsye antisemitizmi po rritet. Këto ide plot urrejtje po përhapen përmes teknologjisë. Ne duhet t’i konfrontojmë, të përballemi me ta në përpjekje globale. Ne duhet të fokusohemi së pari te siguria fizike. Ne po punojmë me aleatët që të sigurohemi që komunitetet hebre janë të sigurt”, tha ai.