BREAKING NEWS

Ndërkombëtarët japin alarmin: Lidhjet me gjyqësorin po shpëtojnë politikanët nga burgu, Rama-Basha promovojnë vetëm besnikët, LSI parti familjare

Ndërkombëtarët japin alarmin: Lidhjet me gjyqësorin po
x

Bota

I detyruan viktimat që të shtrihen përtokë dhe hapën zjarr ndaj tyre /  Ekzekutohen 24 persona me varësi nga droga, në një qendër rehabilitimi

I detyruan viktimat që të shtrihen përtokë dhe hapën

24 persona janë ekzekutuar dhe shtatë të tjerë janë plagosur në një qendër rehabilitimi për personat me varësi nga droga në Irapuato, në shtetin meksikan të Guanajuato.

Mediat e huaja bazuar në dëshminë e të pranishmëve, shkruajnë se vrasësit mbërritën në qendër, i detyruan viktimat që të shtrihen përtokë dhe hapën zjarr ndaj tyre.

Në momentin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, në qendër ndodheshin 35 persona.

Lidhur me ekzekutimin e shumëfishtë, hetimet janë në vijim. Struktura të ngjashme në Irapuato, kanë ndodhur edhe më parë, ku në 4 dhjetor në një grup personash të armatosur hyn në një qendër dhe rrëmbyen 25 persona.