Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

I ikin dritat, 30-vjeçarja ndez dinamitin në vend të qiriut

Postuar: 08/09/2018 - 12:58

Të gjithëve na ka ndodhur të ndërpritet energjia elektrike kur ndodhemi në shtëpi dhe zgjidhjen e kemi gjetur gjithmonë te qiriu. Por një nënë 30-vjeçare ngatërroi shkopin e dinamitit me atë të qiriut.

Michael Caldaroni nga zjarrfikësja e Bridgeport tha se ditën e enjte, rreth orës 21.30, gruaja po kërkonte të ndizte një qiri, pasi i ishte ndërprerë energjia elektrike për shkak të një stuhie. Por në vend të qiriut ajo ndezi një dinamit, i cili i shpërtheu në dorë.

Një prej fëmijëve të saj lajmëroi ambulancën dhe 30–vjeçarja u dërgua menjëherë në spital. Gjatë shpërthimit në shtëpi ishin edhe bashkëshorti dhe dy fëmijët e saj, por asnjë nuk u plagos.

Zjarrfikësit gjetën një tjetër pajisje shpërthyese në shtëpi, ndaj dhe evakuuan të gjithë njerëzit që banonin pranë. Ata lajmëruan menjëherë Forcat Xheniere për ta hequr dinamitin.

“Ajo çfarë morëm nga kjo eksperiencë është që njerëzit duhet të jenë gjithmonë të përgatitur për ndërprejen e energjisë. Ata duhet të mbajnë elektrikë dhe sende që i sigurojnë se do të mund ta përballojnë mungesën e energjisë për disa orë”, tha shefi i zjarrfikësve,Richard Thode.

Autoritetet thanë se nuk do të ngrihen akuza kundër kësaj familjeje, pasi pretenduan se nuk ishin në dijeni të eksplozivëve të paligjshëm që ndodheshin në shtëpi.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 3

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2018 - 22:57

Një burrë ka thërritur dje 'Heil Hitler, Heil Trump!' gjatë një koncerti filarmonik në Baltimore të SHBA, çka ka bërë që audienca të lëshohet e tmerruar drejt daljeve duke menduar se diçka e tmerrshme do të

Postuar: 15/11/2018 - 22:43

Një krater gjigant i formuar nga përplasja e një meteori në tokë është zbuluar në thellësitë e

Postuar: 15/11/2018 - 21:10

Ndahet nga jeta këngëtari amerikan, ylli i muzikës country dhe pop Roy Clark.

Postuar: 15/11/2018 - 20:10

Përvojën 10 vjeçare që pati në një bodrum, ku qëndroi për 10 vite, një grua e ka nërë publike.

Postuar: 15/11/2018 - 19:56

Akti ekstrem ndaj gruas i kushtoi burgun një të riu.

Postuar: 15/11/2018 - 19:40

Policia maljaziane sekuestroi sot 72 çanta me bizhuteri të çmuara dhe para, si dhe 284 çanta dore