BREAKING NEWS

Primaret në PD/ Mbyllet numërimi në degën 5 të Tiranës, kush fiton nga 7 kandidatët

Primaret në PD/ Mbyllet numërimi në degën 5 të
x
BREAKING NEWS

Kokalari nuk përmbahet ndaj deputetit të PD-s: Është besnik, por i duhet hequr pak pushteti

Kokalari nuk përmbahet ndaj deputetit të PD-s: Është besnik,
x
BREAKING NEWS

“Shifrat tuaja në mospërputhje me të PD-së”, gazetari ‘zë ngushtë’ Alimehmetin

“Shifrat tuaja në mospërputhje me të PD-së”,
x
BREAKING NEWS

Primaret/ Mori vetëm 32 vota, Sazan Guri shpërthen në akuza: Më vodhën dhe mua

Primaret/ Mori vetëm 32 vota, Sazan Guri shpërthen në akuza:
x
BREAKING NEWS

A ka patur zgjedhës socialistë? Habit me përgjigjen Sali Berisha

A ka patur zgjedhës socialistë? Habit me përgjigjen Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

Samiti i BE-së në Tiranë, Vuçiç ndryshon mendje? Ja kur pritet ta marrë vendimin presidenti serb

Samiti i BE-së në Tiranë, Vuçiç ndryshon mendje? Ja
x
BREAKING NEWS

“Në listat e PD kishte socialistë”/ Plas debati në studio mes kandidatit në Kamës dhe Flamur Nokës

“Në listat e PD kishte socialistë”/ Plas debati në
x
BREAKING NEWS

EMRI/ Primaret në PD, përfundon numërimi për Bashkinë e Durrësit, ja kush e fitoi

EMRI/ Primaret në PD, përfundon numërimi për Bashkinë e
x

Bota

"I ka verbuar arroganca dhe xhelozia", Turqia ironizon BE-në për menaxhimin e krizës energjitike

"I ka verbuar arroganca dhe xhelozia", Turqia ironizon BE-në

Gjatë një fjalimi që mbajti në një takim me partin në pushtet, Mevlut Çavusoglu komentoi mënyrën se si BE-ja po trajton krizën energjitike, ku ka ironizuar politikat e tyre.

Ministri turk tha se politikanët evropianë janë të paaftë në aplikimin dhe zbatimin e politikave evropiane, e për këtë arsye janë të destinuar të ngrijnë së ftohti gjatë dimrit.

“Nuk kanë vizion, janë xhelozë që nuk mundën të ndërmarrin politika europiane, prandaj do të ftohen”.

Zoti i ndihmoftë, ndërkohë që Turqia nuk ka asnjë problem ”, tha ndër të tjera Çavushoglu .

Me tone ironizuese, ministri i Jashtëm i Turqisë vazhdoi të thoshte “nëse BE-ja do të kishte bashkëvepruar me ne dhe do të kishte lënë mënjanë arrogancën e saj, atëherë do të ishte një lojtar global që të gjithë do ta duartrokisnin. Por ata nuk kanë vizion. Arroganca, xhelozia i verbon. Dimri po vjen. Kryesisht vendet e Europës po pyesin si do ta kalojnë dimrin? Sa ftohtë do të jetë? Zoti i ndihmoftë”, tha Cavousoglou.

Sipas tij, Turqia nuk ka asnjë problem me çështjen e gazit natyror ” dhe kjo po ndodh për shkak të politikave tona “, duke iu referuar qëndrimit të vendit të tij ndaj Rusisë pasi Ankaraja zgjodhi të mos vendoste sanksione ndaj Moskës për pushtimin e Ukrainës.

“Edhe vendet më të pasura po i drejtohen Turqisë. Dhe kjo sepse ne e përdorim shumë mirë pozicionin tonë gjeopolitik dhe në dobi të të gjithëve. Sot janë të pakta vendet që bëjnë përpjekje të sinqerta për të zgjidhur problemet e botës”, tha ministri i Jashtëm turk.