BREAKING NEWS

Pasojat e mëdha të Covid-19 në botë, Robert Kennedy Jr del me mesazhin frymëzues dhe shpresëdhënës (Videoja që po bën xhiron e rrjetit)

Pasojat e mëdha të Covid-19 në botë, Robert Kennedy Jr del
x

Bota

I kujtoi shoqëruesen femër të Muhamedit/ Gazetari turk shokon me deklaratën: Erdogan duhet të pushtojë Qipron, të ‘çlirojë’ femrën e...

I kujtoi shoqëruesen femër të Muhamedit/ Gazetari turk shokon me

Drejtori i rrjetit të pavarur ‘Nordic Monitor’ dhe njëkohësisht gazetari i njohur turk, Abdullah Bozkurt, me anë të një postimi në llogarinë e tij personale në Twitter ka bërë një shënim nga predikuesi i islamit, Ihsan Senocak.

pjimage (1)

Predikuesi turk, duke shpërndarë një foto me marinarët turq që formojnë termin “Mavi Vatan “, kujtoi shoqëruesen femër të Muhamedit, Umm Haram, varri i së cilës mendohet të jetë në Larnaca. Me këtë gazetari, i cili kishte shpërndarë statusin e predikuesit i kërkonte Presidentit turk të pushtonte Qipron dhe të “çlironte” Umm Haram.

“Turqia duhet të pushtojë Larnakan në pjesën jugore të Qipros, ku është varrosur shoqëruesja e Muhamedit, Umm Haram,” shkroi predikuesi islamist Ihsan Senozak.

Përmes postimeve të tij në rrjetet sociale, artikujve në gazeta dhe paraqitjeve televizive, ai promovon agjendën agresive të politikës së jashtme dhe ushtarake të qeverisë Erdogan.

llogaria twitter