Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

I mbijetuari i Genovas tregon tmerrin: Ndenja 4 orë i varur me rripin e sigurisë

Video: 

Postuar: 09/09/2018 - 17:41

Ka qëndruar në ajër për 4 orë, brenda furgonit, i varur me rripin e sigurisë dhe u shpëtua më pas nga një zjarrfikës. Kjo i ka ndodhur Gianluca Ardinit, 28 vjeç, një nga të mbijetuarit e shembjes së urës Morandi, në Genova.

Pranë tij, ishte kolegu i tij Luigi, i cili nuk arriti t’ia dilte. Në atë moment dramatik, Gianluca mendonte për djalin e tij Pietron, i cili do të lindë për pak ditë. Gianluca flet nga spitali, ku ndodhet me fraktura të shumta por ende gjallë.

“Orë shumë të gjata, je aty plot dhimbje dhe mezi pret që dikush të shpëtojë.

Në një situatë të tillë, mendon për familjen, fëmijën që duhet të lindë, se si arrite të shpëtosh. Mund të kishte qenë shumë më keq”, tha 28-vjeçari për Newsmediaset.

“Më kujtohet kur pashë disa pjesë të shtyllës të binin dhe pastaj, si në filma, asfalti u shemb dhe ne u zhytëm poshtë. Vazhdova të mendoj se si u katandis furgoni dhe pyes veten se si është e mundur që unë jam ende gjallë.

Në atë moment mendova për më të keqen, mund të kisha mbetur i paralizuar por shkoi mirë”. Pastaj një mendim për zjarrfikësin që i shpëtoi jetën: “Ai është engjëlli im mbrojtës. Ishte me të vërtetë i jashtëzakonshëm”, përfundoi ai.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 3. Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/09/2018 - 18:21

Dy burra u arrestuan në Teksas pasi dyshohet se qëlluan dhe vranë fqinjin e tyre gjatë një mosmarrëveshjeje rreth koshit të mbeturinave në një rrugicë.John Miller, 67 vjeç, dhe djali i tij, 31-vjeçari Michael Miller,

Postuar: 21/09/2018 - 16:15

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbarë opinionin publik, pasi pesë persona, mes të cilëve tre fos

Postuar: 21/09/2018 - 13:18

Një skandal i vërtetë ka shpërthyer në Angli për sa i përket stadiumit të ri që po ndërtohet për

Postuar: 21/09/2018 - 11:47

Përmbyset një traget në liqenin Viktoria në Tanzani dhe për pasojë kanë humbur jetën të paktën 86

Postuar: 21/09/2018 - 07:42

Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk ka refuzuar dje në samitin e Salzburgut planin e Brex

Postuar: 20/09/2018 - 22:18

Presidenti meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador i njohur për fjalimet e tij që mbështesin politi

Postuar: 20/09/2018 - 21:58

Policia franceze ka konfiskuar 20 tonë kulla Eiffel në miniaturë në një operacion kundër tregtisë