BREAKING NEWS

SPAK merr vendimin e papritur, rrëzon OFL-në dhe heq sekuestron për 48 pasuri: U bllokuan në kundërshtim me ...

SPAK merr vendimin e papritur, rrëzon OFL-në dhe heq sekuestron
x

Bota

“I ngulëm thikën, pastaj i ramë me çekiç”, tre motrat rrëfejnë si e vranë të atin në mënyrë makabre dhe zbulojnë arsyen e tmerrshme pse e bënë

“I ngulëm thikën, pastaj i ramë me

Zbardhet dëshmia e motrave ruse, të cilat disa muaj më parë vranë babain e tyre në mënyrë makabre.Në video vajzat rikrijonë skenën e ngjarjes, dhe ato tregojnë se si e kanë vrarë  të atin e tyre.

Versioni që vajzat tregojnë për ngjarjen, në videon e publikuar, nuk është i njëjtë me versionin që vajzat i thanë policisë, kur e lajmëruan për vrasjen që kishin bërë.
 
Krestina, Angelina dhe Maria, përkatësisht 19, 18 dhe 17 vjeç , thane se ato e vranë babain e tyre për t’u vetëmbrojtur nga abuzimi seksual dhe nga dhuna fizike që ai ushtronte mbi to.Në telefonatën që Maria i ka bërë policisë natën e ngjarjes, ajo thotë që babai i saj po i ndiqte nga pas me një thikë në dorë, ndaj atyre i’u desh t’a vrisnin atë.
Por në videon e publikuar, vajzat tregojnë se babai ishte i ulur në karrigen e tij, në momentin që ato e kanë vrarë.
 
Dëshmia e plotë:
 
Në videon e policisë në vendin e ngjarjes,  Maria tha: ‘Ai ishte ulur në këtë kolltuk, në atë cep.
 
Unë dhe Angelina u afruam nga mbrapa, ajo kishte një çekiç, unë kisha një thikë.’
 
Angelina tha se kishte përgatitur ushqim për babanë e tyre të divorcuar me të cilin jetonin.
 
“Atëherë ne thamë – le të përpiqemi, të marrim një rrezik,” tha Angelina.
 
‘Dhe ne pyetëm motrën tonë më të madhe, kështu që ajo na ndihmoi dhe ne i hodhëm atij spraj djegës tek sytë”
 
‘Unë isha në të majtë, Maria në të djathtë.Ajo së pari e goditi atë me thikë.
Ai u zgjua.Pastaj unë e godita me çekiç. Dy herë.
 
“Pastaj ai u kthye dhe po pyeste: çfarë po ndodh? çfarë po ndodh?
 
Një detektiv pyeti: ‘Ai nuk e kuptoi se çfarë po ndodh?’
 
Angelina pranoi se babai i saj nuk e kuptoi seç po ndodhte.