Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

I nxehti përvëlues në Belgjikë cënon “pjatën kombëtare”

Postuar: 10/08/2018 - 13:50

Shitësit e ushqimeve në Belgjikë po luten të bjerë shi në një kohë kur moti i nxehtë po kërcënon pjatën kombëtare të vendit, patatet e skuqura.Vala e të nxehtit në Europë ka reduktuar prodhimin e patateve me një të tretën, krahasuar me një mesatare vjetore. Pa reshje domethënëse shiu përgjatë javëve të ardhshme, korrjet e shtatorit dhe tetorit do të jenë akoma më të reduktuara.Pasojat e të nxehtit nuk ndikojnë vetëm tek sasia por edhe tek përmasat e patateve dhe ashpërsia e lëkurës së tyre. Nëse lëkura është shumë e fortë, ato nuk mund të kalojnë në makinat qëruese që përdoren nga prodhuesit e patateve të skuqura.

Çmimi i patateve binjtje, varieteti tradicional që përdoret për patatet e skuqura, është rritur që tani. Dhe pritet të rritet akoma më shumë duke e bërë snekun e lirë belg, më të shtrenjtë.
 
“Është hera e parë që belgët luten për shi…patatet e skuqura janë jetësore, janë pjesë e kulturës sonë…janë më shumë se sa thjeshtë një produkt…janë simbol i Belgjikës”, thotë një qytetar.
 
Belgjika, që nuk është e njohur për mungesën e shiut, ka aplikuar për fonde emergjence të BE për të përballuar thatësirën.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 4

Lajme nga e njejta kategori

SHBA do dalë nga traktati i armëve bërthamore me Rusinë javën që vjen

Postuar: 20/10/2018 - 18:58

Sipas raportimeve të fundit nga SHBA, administrata Trump po përgatitet të dalë nga traktati i epokës së Luftës së Ftohtë për armët bërthamore të rangut të mesëm.
 
Rrjeta e merimangave 1,000m2 mbulon liqenin grek

Postuar: 20/10/2018 - 18:31

Një liqen në veri të Greqisë është transformuar në një skenë filmash horror pasi është mbuluar
Zelanda e Re, notuesi me surf dërgohen në spital pas sulmit të peshkaqenit të bardhë

Postuar: 20/10/2018 - 17:50

Një surfues në Zelandën e Re i ka mbijetuar sot sulmit të një peshkaqeni të bardhë i cili e kaf
Die Welt: Merkel mund të dorëhiqet dhe të konkurojë me Salvinin për në KE

Postuar: 20/10/2018 - 17:31

Mediat gjermane sugjeronin sot se ANGELA Merkel mund të heqë dorë nga kancelaria e venit dhe të

Postuar: 20/10/2018 - 17:11

Një sulmues vetëvrasës ka hedhur veten në erë sot në kryeqytetin afgan duke vrarë të paktën 15
Kushner ka organizuar vrasjen e Khashoggi

Postuar: 20/10/2018 - 16:32

Një kongresmen i SHBA nga Texas, anëtar i komitetit të punëve të jashtme dhe të inteligjencës J
Banka Botërore: Gjysma e popullsisë së botës jeton me më pak se 5$ në ditë

Postuar: 20/10/2018 - 15:56

Megjithë progresin në reduktimin e varfërisë ekstreme, numri i të varfërve në botë është shumë