BREAKING NEWS

Ndodh për herë të parë në PD/ Zbardhen emrat e 5 anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, nga Bujar Nishani tek Besnik Mustafaj

Ndodh për herë të parë në PD/ Zbardhen emrat e 5
x

Bota

I shiti SHBA-së informacione për programin e raketave, merret vendimi ekstrem për spiunin e CIA-s

I shiti SHBA-së informacione për programin e raketave, merret vendimi

Një shtetas iranian është ekzekutuar, me akuzën se ishte spiun i CIA-s. Lajmin në fjalë e ka përcjellë zëdhënësi i Ministrisë së Drejtësisë në Iran, Gholamhossein Esmaili.

Një ish-punonjës i Ministrisë së Mbrojtjes, i cili është dënuar me vdekje për shitje të informacioneve tek Agjencia Qendrore e Inteligjencës në SHBA-CIA, është ekzekutuar.

Gholamhossein Esmaili, tha se Reza Asgari ka qenë në kontakt me CIA-n gjatë viteve të fundit të shërbimit të tij në Ministrinë e Mbrojtjes në Iran, dhe se i ka shitur informacione për programin raketor të Iranit.

Esmaili tha se Asgari është ekzekutuar javën e kaluar. Sipas tij, Asgari ka punuar në Departamentin e Hapësirës Ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes, dhe kishte dalë në pension katër vjet më parë.