BREAKING NEWS

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh prapaskenat: Marrëdhëniet u normalizuan pas 20 muajsh, ja për çfarë ramë dakord!

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh
x

Bota

I sulmuar dhe akuzuar shpesh për pandeminë, Bill Gates hedh poshtë teoritë e komplotit: Një çmenduri që pengojnë rrugën e duhur drejt një vaksine

I sulmuar dhe akuzuar shpesh për pandeminë, Bill Gates hedh

“Emergjenca koronavirus u shoqërua me një valë shqetësuese dezinformimi dhe teorish konspirative, një çmenduri që pengon rrugën drejt një vaksine”. Kështu deklaroi Bill Gates, super donatori privat i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe protagonisti i takimit dixhital të Aleancës Gavi, zhvilluar nga qeveria britanike, me videokonferencë, dhe drejtuar nga kryeministri Boris Johnson në prani të 35 liderë shtetesh dhe qeverish, 50 vendesh, organizma ndërkombëtarë dhe figura të biznesit privat, që synon mbledhjen e 7.4 miliardë dollarëve për kërkimin mbi vaksinat në përgjithësi dhe 2 miliardë kundër Covid-19.

“Kur të kemi një vaksinë anti-Covid”, -deklaroi Gates për “BBC Radio 4”, “duhet të vaksinohet rreth 80% e popullsisë për të pasur imunitetin e tufës. Por, nëse njerëzit mendojnë se është një komplot, ose që vaksinat janë e keqja, mos ta bëjnë atë. Dhe kjo sëmundje do të vazhdojë të vrasë”.