BREAKING NEWS

Shteti i tij për tu marrë shembull, mjeku suedez hedh dritë mbi të vërtetat e pandemisë dhe skandalin e numrit të vdekjeve: E kuptuam situatën menjëherë, jam i gatshëm të vë bast se vendet që janë mbyllur ...

Shteti i tij për tu marrë shembull, mjeku suedez hedh dritë mbi
x

Bota

Çifti nuk përmbahet, kryejnë marrëdhënie seksuale në varkë në mes të ditës, turistët filmojnë skenën

Çifti nuk përmbahet, kryejnë marrëdhënie seksuale

Një çift u filmua nga turistët, ndërsa bënte seks gjatë ditës në një varkë me motor.

Ngjarja e turpshme u filmua në mes të Liqenit të Komos. Personat e pranishëm i filmuan ata të zhveshur dhe publikuan videon në mediat sociale.

Të dy, nëse identifikohen, rrezikojnë një gjobë shumë të lartë, siç ndodhi disa ditë më parë në plazhin e Ravenna.Seksi në publik, në plazhet e  Ravenna gjobitet deri më 20 mijë euro.

Episod i ngjashëm ndodhi të Shtunën e kaluar në Lido di Dante, në provincën e Ravenna, në një zonë të mbrojtur. Një çift u gjobit me 2,000 euro për shkak se u kap duke bërë seks në plazh, në sytë e të pranishmëve. Ajo nga Verona dhe ai nga Napoli, po praktikonin madje seks oral me njëri-tjetrin shtrirë në një peshqir, në rërën e "Bassona", ndërsa rreth tyre ishin afruar një grup spektatorësh.

Pas ndërhyrjes së policisë, në përfundim të hetimeve, agjentët e dënuan çiftin me 20 mijë euro gjobë, nën akuzë për veprime të turpshme në vende publike.

Nuk është hera e parë që ka ndodhur një episod i tillë. Vitin e kaluar dy burra, 54 dhe 58 vjeç, dhe një 38 vjeçar u arrestuan në Cagliari nën akuzë për veprime të turpshme në vendet publike: ata u bënë protagonistë të një shfaqje me drita të kuqe, duke kryer marrëdhënie treshe në plazhin “Giorgino”, edhe para vajzës 7 vjeçare të gruas.

Më 3 shtator një burrë dhe një grua dhanë po ashtu një shfaqje të ngjashme në Pescara duke bërë seks gjatë ditës, përpara banjove të plazhit. Skena përfundoi në telefonat e të pranishmëve, që i bënë ato publike.