
I quan “siptari” shqiptarët, Konventa e BE-së dënon ashpër gjuhën e ministrit serb: Deklarime të tilla shkelin dinjitetin e institucioneve të republikës, është obligim...

Detaje nga ngjarja e rëndë në Pukë/ 11-vjeçari dyshohet se u plagos me armë zjarri nga një...

Zgjedhja e Presidentit të ri, reagon sërish PD: Gjithçka ishte fasadë dhe mashtrim, Rama e kishte paracaktuar emrin e Kreut të Shtetit

E rëndë, plagoset me armë zjarri një i mitur në Pukë

“Mu shkrep arma pa dashje”, plagosi shokun, jepet vendimi për efektivin e FNSH

Tymi ‘pushton’ qiellin, çfarë po ndodh në gadishullin e Karaburunit

Pas finales së madhe të Conference League, kryeministri Rama falenderon publikisht...: Këta i zbardhen faqen Shqipërisë

“Opozita fshihet pas një copë letre”/ Balla i përgjigjet ‘flakë për flakë’ Alibeajt, ‘thumbon’ ashpër edhe Ilir Metën: PS ka vetëm një kusht për zgjedhjen e Presidentit të ri!

Ilaçi i ri që parandalon shumëfishimin e koronavirusit , ekspertët: I efektshëm, do të shqyrtojmë sigurinë

Shkruar nga SOT.COM.AL 26 Nëntor 2021

Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë thonë se ilaçi eksperimental i kompanisë Merck për COVID-19 është i efektshëm, por ata do të kërkojnë mendime nga ekspertë të jashtëm në lidhje me rreziqet e difekteve në lindje dhe probleme të tjera gjatë shtatzanisë.
Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) publikoi analizën e saj të ilaçit të ri, përpara një takimi publik javën e ardhshme, ku ekspertët akademikë dhe të tjerë do të japin vlerësimet pëpr sigurinë dhe efektivitetin e tij. Agjencia nuk është e detyruar të ndjekë këshillat e grupit të ekspertëve, por tradicionalisht i respekton ato.
Shkencëtarët e FDA-së thanë se analiza e tyre identifikoi disa rreziqe të mundshme, duke përfshirë toksicitetin e mundshëm dhe defekte në lindje. Duke pasur parasysh këto rreziqe, FDA-ja do të kërkojë mendimin e këshilltarëve të saj nëse ilaçi nuk duhet të jepet gjatë shtatzënisë, ose nëse mund të vihet në dispozicion në raste të caktuara. Në një rast të tillë, FDA-ja tha se ilaçi do të mbartte paralajmërime për rreziqet gjatë shtatzënisë, por mjekët do të kishin ende mundësinë për ta rekomanduar atë në disa raste, kur përfitimet mund të tejkalojnë rreziqet për pacientët.
Duke pasur parasysh shqetësimet e sigurisë, FDA-ja tha se kompania Merck ra dakord që ilaçi nuk do të përdoret tek fëmijët.
Gjithashtu FDA-ja paralajmëroi shqetësimin se ilaçi i Merck-ut çoi në ndryshime të vogla në proteinën e koronavirusit, të cilën virusi e përdor për të depërtuar në qelizat njerëzore. Teorikisht, këto ndryshime paralajmëroi FDA, mund të çojnë në variante të reja të rrezikshme.
Rregullatorët vunë në dukje gjithashtu se kompania Merck mblodhi shumë më pak të dhëna sigurie në përgjithësi për ilaçin e saj, sesa ishte mbledhur për terapitë e tjera të COVID-19.
Nëse FDA-ja e autorizon ilaçin, ky do të ishte mjekimi i parë kundër koronavirusit, që nuk merret përmes një injeksioni intravenoz.
Më të lexuarat


Tërmeti i fortë shkund këtë shtet, ja sa ballë ishin lëkundjet

Bisedimet Rusi-Ukrainë/ Zëdhënësi i Kremlinit i vendosur: Moska pret që kërkesat e saj të pranohen, Kievi duhet të jetë realist

Macron i bën thirrjen e fortë Erdoganit: Respekto zgjedhjen sovrane të Suedisë dhe Finlandës për...

SKANDAL! Abuzonte seksualisht me 7 të mitura në apartament, arrestohet biznesmeni (EMRI+FOTO)

Pamjet që po bëjnë xhiron e botës/ Qeveritari ukrainas 'thumbon' ashpër politikanët gjermanë: Këto janë armët që na sollët!

Kancelari gjerman zbulon planet e Putinit dhe bën deklaratën e bujshme: Do i japë fund luftës vetëm kur të...

“Për 6 sekonda do t’ju tregojmë se çfarë mund të bëjmë”, lideri çeçen del me paralajmërimin e frikshëm për Poloninë

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 5.3 ballë godet këtë shtet, qytetarët në panik

Politika në zi/ Ndahet nga jeta ish-kryeministri i njohur italian (EMRI+FOTO)

Rritja e çmimit të ushqimeve dhe energjisë elektrike, shefi i Bankës Botërore ngre alarmin dhe ka një paralajmërim
