BREAKING NEWS

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ndihet në disa qytete të vendit, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ndihet në
x
BREAKING NEWS

U shpall në kërkim, arrestohet pas disa orësh ish-kreu i Kadastrës së Vlorës, zbardhen detaje nga dosja që e ka fundosur

U shpall në kërkim, arrestohet pas disa orësh ish-kreu i
x

Bota

Ilaçi tradicional që kuron Covidin, ky shtet pretendon se shëroi të gjithë të infektuarit në burg

Ilaçi tradicional që kuron Covidin, ky shtet pretendon se

Është një ilaç tradicional bimor që përdoret zakonisht në shtëpitë tajlandeze për të trajtuar ftohjet, por tani po luan një rol qendror në luftën e vendit kundër Covid-19.

Në korrik, kabineti i Tajlandës miratoi “chiretta”-n e gjelbër për përdorim te njerëzit me infeksione asimptomatike ose të lehta të koronavirusit.

Qeveria pretendon se nga 11,800 të burgosur që e morën atë për të trajtuar koronavirusin, 99.02% u shëruan. Gjatë një vale shpërthimi të Covid-19 në muajin gusht, më shumë se 700 të burgosur morën 15 pilula në ditë për pesë ditë rresht. Stafi thotë se të gjithë u shëruan.

Mjeku i burgut Chitsanuphong Saublaongiw beson se tabletat tradicionale ishin efektive në lehtësimin e simptomave të lehta. “Nga hulumtimi, “chiretta” jeshile ka një substancë të quajtur andrographolide, e cila është substanca që ndihmon në kufizimin e përhapjes së virusit,” shpjegon ai.

Por chiretta jeshile nuk është një medikament për të kuruar botën nga COVID-19. Autoritetet tajlandeze e kanë parë të arsyeshme për përdorim në raste të lehta, pasi marrja e saj nuk ju ndalon të prekeni nga virusi dhe nuk është një zëvendësim i vaksinës.

Lista e barnave të rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetit për të trajtuar koronavirusin nuk përmend ilaçin bimor.

Ilaçi tradicional që kuron Covidin, ky shtet pretendon seIlaçi tradicional që kuron Covidin, ky shtet pretendon seIlaçi tradicional që kuron Covidin, ky shtet pretendon se