BREAKING NEWS

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin
x
BREAKING NEWS

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për
x
BREAKING NEWS

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur
x
BREAKING NEWS

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese”  që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër
x
BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x

Bota

Ilirjan Rusmali thellon hakmarrjen ndaj Sali Berishës, rrëzon akuzat për zgjedhje të vjedhura në Bashkinë e Elbasanit

Ilirjan Rusmali thellon hakmarrjen ndaj Sali Berishës, rrëzon akuzat

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve anëtari i së cilës është edhe Ilirjan Rusmali i ka dhënë dje një goditje të foto ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilin e ka rrëzuar sa i takon akuzave të tij se votat në Bashkinë e Elbasanit në zgjedhjet lokale të 14 majit u tjetërsuan. Në KAS dje janë rinumëruar 3 qendra votimi për bashkinë e Elbasanit, ku më 14 maj votimi dhe numërimi u bë në mënyrë elektronike. Relatori Ledio Braho, u shpreh se pas rinumërimit rezultati nuk ka ndryshuar, pasi votat elektronike për secilin kandidat përputhen me ato fizike. “U rivlerësuan fletët fizike në QV 2373/1, 2481/1 dhe 2483/00. Nga rinumërimi i fletëve fizike për kryetar bashkia rezulton se ato përputhen me rezultatin e transmetuar nga sistemi elektronik. Në QV 2373/1 rezultati ishte për Gledjan Llatjan 161 vota dhe aq ka rezultuar në fletët fizike, për Luçiano Boçin 144 ishin dhe po kaq kanë rezultuar nga votimi fizik, vota të pavlefshme ishin 7 dhe po aq janë. Për QV 2481/1 rezultati për Gledjan Llatjan ishte 136 dhe po aq është me rinumërimin fizik. Për Luciano Bocin ishte 113 dhe nga fletët fizike janë po 113. Të pavlefshme ishin 8 janë po 8.Për QV 2483/00 numri i votave për Gledian Llatjan ishte 189 dhe aq është nga fletët fizike. Ndërsa për Luçiano Bocin ishte 90 dhe është 90 me fletët fizike. Vota të pa vlefshme janë 7”, tha Ledio Braho. Zgjedhjet në bashkinë e Elbasanit u fituan nga Partia Socialiste. Kandidati i saj përkryebashkiak, Gledian Llatja mori 56.38 % të votave, duke mundur rivalin e tij Luçiano Boçi nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë”. Edhe në zgjedhjet për këshillin bashkiak në Elbasan, PS u shpall fituese, pasi siguroi 49.7 % të votave dhe 28 mandate nga 51 gjithësej.

Rinumërimi i kutive, Celibashi: Të dhënat përputhen 100% me rezultatin

Ndërkaq, edhe kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka bërë me dije se të dhënat e dala nga rinumërimi i disa kutive të votimit për Bashkitë Elbasan dhe Kamëz kanë treguar se përputhen me të dhënat që kanë dalë nga pajisjet e votimit dhe numërimit elektronik.“Të dhënat e dala nga rinumërimi, përputhen 100% me rezultatin e sistemit elektronik të transmetuara nga pajisjet elektronike të votimit dhe numërimit (PEVN) në KQZ Shqipëri”, shkruan komisioneri Ilirjan Celibashi. Sipas tij, të dhënat nga rivlerësimi/rinumërimi i disa QV-ve janë të Bashkisë Elbasan dhe Kamëz. Në zgjedhjet e 14 Majit, veç dy bashkive të mësipërme, u votua dhe numërua elektronikisht edhe në atë të Vorës.

KAS rinumëron votat në Rrogozhinë, Edison Memolla mbetet fitues

Ndërkohë, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rinumëruar dje votat për kryetarin e bashkisë së Rrogozhinës, duke konfirmuar fitoren e Edison Memollës i cili ka numrin më të madh të votave krahasuar me kandidatin përballë tij, Shkëlqim Hoxha. Në rezultatin përfundimtar që do të reflektohet edhe në tabelën e KQZ, Memolla i PS ka 5129 vota ndërsa Shkëlqim Hoxha i “Bashkë Fitojmë” ka 5108 vota, pra diferenca është vetëm 28 vota.  Ndërkohë sot në orën 13:30 do të hapen kutitë për Belshin. Vendimi u mor pas kërkesës së dy anëtareve të KAS, Ledio Braho dhe Elvis Çefa. Nërkohë, anëtarët e tjerë të KAS ishin të mendimit se provat e sjella nga përfaqësuesit ligjor të Bashkë Fitojmë ishin jo të rregullta. Sipas përfaqësuesve të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, rreth 60 fletë votimi rezultojnë se janë konsideruar të vlefshme, ndërkohë që shënimet kanë qenë ndryshe nga ato që lejohen nga KQZ dhe këto fletë votimi pasi janë shpallur të vlefshme i kanë kaluar si vota PS.

Shehu “shpërthen” në akuza: U përdorën KAS e KQZ

Nga ana tjetër, deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka deklaruar se zgjedhjet lokale të 14 majit ishin zgjedhje të deformuara ende pa nisur, ndërsa ka shtuar se për të manipuluar ato u përdorën gjykatat, KQZ e KAS. Dje, me anë të një postimi në rrjetet sociale, Shehu u shpreh se tregues i faktit se zgjedhjet nuk ishin normale, ishte edhe harta e rezultateve. “Këto zgjedhje ishin të deformuara ende pa filluar. U realizua një komplot mbi PD e opozitën. U përdorën gjykatat, KQZ, KAS. U tjetërsua emri, sigla, logo e PD. U censurua emri i drejtuesit të koalicionit nga fletët e votimit. U përdoren dhe “patericat” e Ramës në Kuvend e jashtë tij për të krijuar konfuzion e tjetërsuar votën. Vetë “harta” e dalë nga këto zgjedhje tregon sa e deformuar është demokracia nëShqipëri. Sa i deformuar ishte i gjithë procesi zgjedhor.Dhe kjo duhet t’ju shqetësojë thellë dhe ju kolegë të mazhorancës, që kërkoni të “festoni”! Sepse ne po kalojmë nga autokracia në diktaturë. Është koha për tëdhënë alarmin të gjithë së bashku”, shkruan Shehu.