Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Imazhet satelitore zbulojnë dronin e ri ushtrak rus

Postuar: 24/05/2019 - 17:07

Adem Duygu, analisti ushtarak nga Turqia ka postuar së fundmi imazhet satelitore të avionit të fundit pa pilot anti-radar të Rusisë nga qendra e testimit të fluturimeve në Astrakhan.
 
 Droni i ri i quajtur Sukhoi Okhotnik-B, ose Hunter-B, po zhvillohet nga prodhuesit rusë Sukhoi ndërsa është pikasur më herët dhe nga kamera tokësore në një pistë ajrore në Novosibirsk në Rusiën jugore.
 
Duygu nuk tha kur ishin bërë fotot por me shumë gjasa dy javet e fundit pasi më 14 maj avioni presidencial i Putin kishte një eskortë prej gjashtë modele të fundit Sukhoi Su-57.
 
Imazhet nga qendra e fluturimeve Chkalov tregonin se Hunter-B ishte vendosur në resht me modelet kryesore të forcave ajrore ruse Su-57, Su-34, e MiG-29, dhe disa variante eksperimentale Sukhoi.
 
Putin ka përmendur prodhimin ri si një mjet paralele me avionë të këtij stili që zotërohen nga rivalët e Rusisë.
 
“Përveç avionëve e helikopterëve modernë  kemi ndërtuar mjetet pa pilot dhe po përgatisim prodhimin e tyre serial,” tha Putin.
 
Llogaritjet tregojnë se Hunter-B është i ngjashëm në masë me dronin kinez Tian Ying, dronin amerikan RQ-170 Sentinel, dhe atë të marinës amerikane X-47B UAV.
 
Satellite Imagery Spots Russia's New Combat Stealth Drone

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/06/2019 - 15:07

Washington pritet të përshkallëzojë krizën me Iranin pas rrëzimit të një droni amerikan në territorin iranian.
 

Postuar: 20/06/2019 - 14:57

Presidenti kinez, Xi Jinping, ka udhëtuar drejt Koresë së Veriut për një takim me Kim Jong-un,

Postuar: 20/06/2019 - 14:52

Deputetët japonezë votuan sot një ligj që ndalon dhe ndëshkon drejtimin e dronit në gjendje të

Postuar: 20/06/2019 - 14:46

Kina tha se ish-shefi i Interpol-it, Meng Hongwei, ka pranuar sot në gjyq se ka marrë mbi dy mi

Postuar: 20/06/2019 - 13:44

Washington pritet të përshkallëzojë krizën me Iranin pas rrëzimit të një droni amerikan në territ

Postuar: 20/06/2019 - 10:59

Që nga zgjedhjet europiane në maj, BE grindet, se kush do t’i marrë postet më të rëndësishm

Postuar: 20/06/2019 - 07:35

Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje dje për një hetim të pavarur mbi vdekjen e ish-presidentit e