
Surpriza ‘të pakëndshme’ 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë jep detajet sa raste të reja janë shënuar me COVID

Inaugurimi i Joe Biden si president, udhëheqësit e lartë të ushtrisë amerikane dalin me paralajmërimin e fortë

Shkruar nga SOT.COM.AL 13 Janar 2021
Mes shqetësimeve për ripërtëritjen e dhunës në ditën e inaugurimit të presidentit të zgjedhur Joe Biden, udhëheqësit e lartë të ushtrisë amerikane lëshuan një deklaratë me shkrim për të gjithë pjesëtarët e shërbimit, se dhuna vdekjeprurëse në Capitol javën e kaluar, ishte një veprim anti-demokratik, kriminal dhe se liria e shprehjes nuk i jep askujt të drejtën për të ushtruar dhunë.
Deklarata e nënshkruar nga të gjithë anëtarët e Shtatmadhorisë gjithashtu u kujton ushtarakëve se zoti Joe Biden është zgjedhur si presidenti i ardhshëm dhe do të marrë detyrën më 20 janar.
Një deklaratë e tillë në formë memorandumi është e pazakonshme për faktin se shefi i Shtatmadhorisë, gjenerali Mark Milley, u ndje i detyruar t’ju kujtojë pjesëtarëve të shërbimit se është e gabuar të prishësh procesin kushtetues. Kjo pasoi përpjekjet e agjencive për zbatimin e ligjit që të përcaktojnë shkallën e plotë të veprimtarisë kriminale në Kapitol dhe të zbulojnë shkallën e pjesëmarrjes në to të pjesëtarëve aktual dhe ish pjesëtarëve të ushtrisë.
Tashmë është vërtetuar se disa veteranë ushtarakë morën pjesë në trazirat në Kapitol, por shkalla e ndonjë përfshirjeje të ushtarakëve në detyrë, nuk është përcaktuar. Senatorja Tammy Duckworth, një veterane e Luftës në Irak, të hënën i shkroi Departamentit të Mbrojtjes duke kërkuar që të bashkëpunojë me FBI-në dhe Policinë e Kapitolit për të hetuar nëse pjesëtarët aktiv apo të pensionuar të forcave të armatosura ishin pjesë e “komplotit për kryengritje” kundër qeverisë.
Deklarata e Shtatmadhorisë nuk aludonte drejtpërdrejt në përfshirjen e ushtarakëve.
"Ishim dëshmitarë të veprimeve brenda ndërtesës së Kapitolit, që nuk ishin në përputhje me sundimin e ligjit", thuhet në deklaratë. "E drejta e lirisë së fjalës dhe tubimit, nuk i japin askujt të drejtën të përdorë dhunë”.
“Si pjesëtarë të shërbimit, ne duhet të mishërojmë vlerat dhe idealet e kombit. Ne mbështesim dhe mbrojmë Kushtetutën. Çdo veprim për të prishur procesin kushtetues nuk është vetëm kundër traditave, vlerave dhe betimit tonë; është në kundërshtim me ligjin”.
Në prag të inaugurimit javën e ardhshme dhe largimit të presidentit Donald Trump nga detyra, Garda Kombëtare po përgatitet për të siguruar mbështetje për agjencitë e zbatimit të ligjit. Nuk ka asnjë plan për të përdorur forcat aktive në operacionet e sigurisë./VOA
Më të lexuarat


Shtyhen diskutimet në Parlament për zgjerimin me 12 milje të Greqisë, ministri Dendias falënderon opozitën: Për herë të parë…

Këshilltari i Joe Biden bën parashikimin e frikshëm: Ja çfarë do të ndodhë në 12 javët e ardhshme

Profesori britanik ‘jep alarmin’ për teknologjinë 5G: Duhet të pezullohet shtrirja derisa të…

Lëvizjet e shumëpritura! Zëri i Amerikës tregon cilat janë përparësitë e Joe Biden në 100 ditët e para si presidenti i SHBA-ve

BBC nxjerr detaje për fenomenin alarmant: Insekti që vret 1 mln njerëz në vit! A mund të shkaktojë epidemi të reja?

Lajmi i RËNDËSISHËM që duhet ta lexojmë të gjithë! DW: Cilat medikamente ndihmojnë ndaj koronavirusit dhe cilat jo

Zëri i Amerikës: Joe Biden, gati të inaugurohet si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara

Autoritetet publikojnë raportin e COVID, ja çfarë ka ndodhur në Itali 24 orët e fundit

Një ditë para inaugurimit të Joe Biden, largohen dy anëtarë të Gardës Kombëtare! Mediat e huaja zbulojnë prapaskenat e rënda

E bujshme! Ky është shteti që është shumë pranë realizimit të vaksinës së dytë kundër Covid, është 100% e sigurt
