BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat
x
BREAKING NEWS

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të
x
BREAKING NEWS

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues
x
BREAKING NEWS

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me
x
BREAKING NEWS

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin
x

Bota

Informacionet “bombë”: Transplanti i veshkave ka dështuar, Kadyrov ka vdekur, ja detaji që nxjerr zbuluar mashtrimin me videon e fundit ku shfaqet lideri çeçen

Informacionet “bombë”: Transplanti i veshkave ka dështuar,

Kremlini njoftoi se nuk ka informacion për gjendjen e liderit çeçen Ramzan Kadyrov pasi u pyet për thashethemet që u shfaqën në rrjetet sociale rreth sëmundjes së tij. Disa media cituan informata të pakonfirmuara se Kadyrov dyshohet se ka vdekur. Përfaqësuesit e Kadyrov nuk dhanë përgjigje në pyetjet shtesë telefonike për këtë çështje. Sipas disa burimeve jozyrtare, Kadyrov ndodhet në një spital të Moskës pas një transplanti të pasuksesshëm të veshkës. “Ne nuk kemi informacion në lidhje me këtë. Në çdo rast, administrata presidenciale vështirë se mund të lëshojë certifikata shëndetësore, kështu që nuk kemi asgjë për t’ju thënë për këtë,” tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Javën e kaluar, një përfaqësues i shërbimit sekret të Ukrainës tha se shëndeti i Ramzan Kadyrov ishte “përkeqësuar” dhe ishte “në gjendje serioze”. Megjithatë, të dielën, Kadyrov postoi një video në kanalin e tij Telegram, në të cilën buzëqesh dhe flet para kamerës, me qëllim që të mohojë përhapjen e thashethemeve për shëndetin e tij.

Videoja e Kadyrov

Edhe media Sky News ka gjeolokuar pamjet e postuara në faqen e Telegramit të Kadyrov në rezidencën e tij të kreut të Republikës çeçene në qendër të Groznit. Në videon e postuar në orën 13:00 me orën lokale, Kadyrov filmon veten duke ecur në shi. Sipas kërkimit të Sky News, ditën kur është publikuar video përputhet me parashikimin e raportuar të motit në atë zonë. Por mungesa e një dalje zyrtare nga vetë Kadyrov, ka lënë shumë hapësira për dyshim. Kjo pasi edhe në rastin e Progozhin skema e ekzekutimit u zhvillua në të njëjtën mënyrë, fillimisht u fol për gjendjen e tij të rënduar shëndetësore dhe herë pas here dilnin video të tij në Telegram, deri sa ditë më vonë u raportua se ai vdiq nga rrëzimi i një avioni.

Lidhjet e Kadyrov me Putinin

Para se Putini të vinte në pushtet, Kadyrov ishte një kundërshtar i vendosur i qeverisë së Moskës. Çeçeni dhe babai i tij Akhmat luftuan me rebelët separatistë kundër rusëve në luftën e parë çeçene në vitet 1990 përpara se të ndërronin anën dhe t'i bashkoheshin Moskës për të marrë kontrollin në vitin 2000. Pasi babai i Kadyrov u vra në një bombë në vitin 2004, Putin thirri Kadyrov, atëherë 27 vjeç, në Kremlin për të treguar mbështetjen e tij. Kur mbushi 30 vjeç, ai zuri vendin e babait të tij si kreu i Çeçenisë.  Nëse dikush ishte përfshirë shumë në punë të pista gjatë luftës në Ukrainë, ishte Ramzan Kadyrov. Që nga fillimi i pushtimit, Putin ka urdhëruar Kadyrov të marrë kontrollin e Kievit, kryeqytetit ukrainas, madje është raportuar se misioni i tij kryesor ishte të vriste presidentin Volodimir Zelensky, pretendojnë zyrtarët e inteligjencës dhe sigurisë ukrainase.

Po kështu, çeçeni ka dërguar mijëra ushtarë në vijat e frontit për të kryer akte të urryera kundër popullatës civile ukrainase. Pas disfatave të mëdha që Kremlini ka pësuar në fushën e betejës, disfata që nuk ishin në llogaritjet e tyre, njerëzit e Kadyrov kanë trajnuar trupat ruse të mundura në vijën e frontit dhe kanë zhdukur spiunë të dyshuar në territoret e okupuara ukrainase, nganjëherë duke iu drejtuar torturës, sipas organizatave të të drejtave të njeriut të publikuara nga media amerikane The Ëall Street Journal. Putini e di se që nga fillimi i luftës ai është mbështetur në oficerë, biznesmenë dhe aktorë të pandershëm për të ofruar atë që i nevojitet më shumë për të mbështetur ofensivën e tij të zgjatur: para, trajnim dhe fuqi punëtore. Kadyrov ka përdorur vazhdimisht mediat sociale për t'u mburrur për performancën e pretenduar të luftëtarëve çeçenë kundër trupave ukrainase dhe për të bërë deklarata të tjera të pakonfirmuara në lidhje me luftën në Ukrainë. Trupat e tij janë akuzuar për krime lufte në Ukrainë. Por edhe pas gjithë besnikërisë së tij,  Kadyrov ishte aleat i ish-udhëheqësit të Ëagner, Yevgeny Prigozhin me të cilin ndanin të njëjtat kritika ndaj hierarkisë ushtarake ruse. Kjo mund të ketë qënë arsyeja që Putin nuk e donte nëpër këmbë.