BREAKING NEWS

Rama nuk pranon formulën e 5 qershorit, del pro listave të hapura dhe vulos divorcin me SHBA pas kërkesës së Yuri Kim për rrotacion politik

Rama nuk pranon formulën e 5 qershorit, del pro listave të hapura dhe
x

Bota

Irani bën lëvizjen e bujshme, lëshon urdhër arresti për Donald Trump, kërkon ndihmë nga Interpoli

Irani bën lëvizjen e bujshme, lëshon urdhër arresti për

Irani ka lëshuar një urdhër arrestimi për presidentin e SHBA, Donald Trump. Me këtë rast Teherani zyrtar ka kërkuar zyrtarisht ndihmën e Interpolit për të mundësuar arrestimin e Trump që kërkohet bashkë me të tjerët si organizator dhe urdhërues i sulmit me dron ku mbeti I vrarë komandanti i forcave Kuds, Kasem Soleimani.

Lajmin e ka konfirmuar  një prokuror lokal të hënën.

Media të ndryshme citojnë prokurorin iranian, Ali Alqasimehr të jetë shprehur se Trump së bashku me 30 persona të tjerë janë të përfshirë në sulmet e 3 janarit në Baghdad dhe ata duhet të përballen me akuzat e vrasjes dhe terrorizmit.