BREAKING NEWS

SHBA rritje e tmershme e të infektuarve, 135.738 deri të dielën në darkë, 2391 të vdekur

SHBA rritje e tmershme e të infektuarve, 135.738 deri të dielën
x

Bota

Irani futet në listën e zezë të FATF-së/ Thellohet izolimi nga tregjet ndërkombëtare

Irani futet në listën e zezë të FATF-së/ Thellohet

Grupi i Punës për Veprime Financiare (FATF) futi Iranin në listën e zezë, për shkak të dështimit në marrjen e masave kundër pastrimit të parave dhe financimit të grupeve terroriste.

Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), tha: se futja e regjimit klerikal në listën e zezë është e domosdoshme për betejën kundër terrorizmit e luftënxitjes në Lindjen e Mesme e në mbarë globin. Ajo shtoi se Mullahët kanë shkelur me ndërgjegje e qëllimisht Palermon dhe CFT-në dhe kanë refuzuar ta pranojnë FATF-në në përpjekje për të vazhduar financimin e terrorizmit dhe luftënxitjes, si dhe për të anashkaluar sanksionet.

Duke reaguar ndaj vendimit të mbikëqyrësit global, Abdolnasser Hemmati, Guvernatori i Bankës Qendrore të Iranit, minimizoi masën FATF-së, duke thënë "se ajo nuk do të paraqesë ndonjë pengesë për tregtinë e jashtme të Iranit dhe stabilitetin në kurset e monedhës".