BREAKING NEWS

Plagoset polici dhe dy persona të tjerë në Pogradec

Plagoset polici dhe dy persona të tjerë në Pogradec
x

Bota

Irani kap dy cisterna britanike në Ngushticën e Hormuz

Irani kap dy cisterna britanike në Ngushticën e Hormuz
Irani ka sekuestruar sonte çisternën e dytë detare në pronësi britanike në ujërat e Ngushticës së Hormusit, njoftuan zyrtarët amerikanë për rrejtin CNN.
 
Garda revolucionare e Iranit tha sot se njësitë detare kanë kapur tankerin me flamur libian dhe pronësi britanike Stena Impero, për shkelje të rregullave të lundrimit ndërkombëtar në Ngushticën e Hormuz.
 
Grupi operator britanik i Stena Impero konfirmoi se cisterna është marrë me forcë. 23 detarë ishin në bord të saj kur u kap.
 
Ministria britanike e mbrojtjes tha se po kërkonte informacione mbi incidentin.