BREAKING NEWS

“Kryebashkiaku Veliaj ruhet nga ...”/ Hoxha del me deklaratë të fortë dhe tregon çfarë rrezikojmë: Krimi ka kapërcyer vijat e kuqe, masa ekstra të sigurisë pas…

“Kryebashkiaku Veliaj ruhet nga ...”/ Hoxha del me deklaratë
x

Bota

Irani nxit Turqinë të ndalojë “menjëherë” ofensivën në veri të Sirisë

Irani nxit Turqinë të ndalojë “menjëherë”
Irani i bëri sot thirrje Turqisë të ndalojë “menjëherë” operacionin ushtarak dhe të tërheqë forcat e sajna territori i vendit arab.
 
Në deklaratën e saj ministria e jashtme e Iranit shprehu shqetësim se ofensiva vë në rrezik jetën e civilëve.
 
 “Gjendja e rëndë humanitare dhe rreziqet që që vijnë ndaj civilëve në zonën e konfliktit bëjnë të nevojshme ndalimin e menjëhershëm të sulmeve dhe tërheqjen e trupave turje nga Siria”, thuhej në deklaratë. Aty shtohej se Irnai i kupton shqetësimet e Turqisë por nuk e konsideron verimin ushtarak si zgjidhje pasi kjo do të sjellë dëme të gjera njerëzore e materiale.
 
Deklarata thotë më tej se situata kaotike në rajon vjen nga ndërhyrjet e vendeve ekstra-rajone dhe në veçanti e SHBA.
republika islamike shprehet e gatshme të luajë role ndërmjetësimi për uljen e tensioneve. “Masat paqësore dhe respektimi i sovranitetit territorial të Sirisë janë mënyra e vetme e uljes së tensioneve”.