Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Irani paralajmëron Uashingtonin: Do i përgjigjemi komploteve të SHBA nga Mesdheu deri në oqeanin Indian

Postuar: 20/09/2019 - 16:11

Teherani premtoi sot të kundërpërgjigjet ashpër ndaj sulmeve të mundshme të SHBA, pasi si Uashingtoni dhe Riadi akuzuan republikën islamike për sulmin me bomba ndaj rafinerive saudite.
 
 “Nëse amerikanët kanë ndërmend ndonjë komplot, kombi iranian do të kundërpërgjigjet nga Mesdheu deri në oqeanin Indian”, tha gjenerali i ushtrisë Yahya Rahim Safavi, i cili paraaljmëroi gjithashtu se presidenti Donald Trump do të ketë fatin e pararendësve të tij të cilët, “dështuan të gjithë në imponimin e vullnetit të tyre politik ndaj kombit iranian”.
 
Tensionet kanë qenë të larta mes Uashingtonit dhe Teheranit pas sulmeve me dronë e me raketa ndaj rafinerive kryesore të Arabisë Saudite që përgjysmuan prodhimin e naftës në mbretërinë arabe.
 
Rebelët jemenitë Houthi pranuan autorsinë e sulmeve por Riadi dhe SHBA kanë fajësuar Iranin. Republika islamike ka mohuar vazhdimisht përfshirjen në sulmet me dronë.
 
Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo i quajti një ditë më parë sulmet akt lufte.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/10/2019 - 07:20

Moti i keq ka paralizuar Italinë, ku janë shënuar edhe dy viktimat e para në Alessandria, rajoni i Piemontes.

Postuar: 22/10/2019 - 19:58

Anëtarët e BE-së kanë renditur në listën e pesticideve të ndaluara edhe substancën e katërt të

Postuar: 22/10/2019 - 19:25

Ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter, u shtrua në spital si pasojë e një rrëzimi në shtëpinë e t

Postuar: 22/10/2019 - 17:00

Një vajzë në Rusi u dënua me 13 vite burg pas vrasjes makabër që i bëri të motrës 17 vjeçare në 2

Postuar: 22/10/2019 - 16:33

Moti i keq ka sjelle probleme të mëdha në veriun e Italisë.

Postuar: 22/10/2019 - 15:54

Partia Liberale e kryeministrit kanadez Justin Trudeau ka arritur të ruajë pushtetin në zgjedhj

Postuar: 22/10/2019 - 15:47

Policia norvegjeze qëlloi sot ndaj njeriut që me një ambulancë të vjedhur tentoi të vriste një