BREAKING NEWS

Koronavirusi drejt zhdukjes në Shqipëri, ja sa persona kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit, asnjë humbje jete

Koronavirusi drejt zhdukjes në Shqipëri, ja sa persona kanë
x
BREAKING NEWS

Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar, kolegët e tij japin lajmin e trishtë: Humbje e madhe! (EMRI+FOTO)

Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar, kolegët
x

Bota

Pasuri marramendëse! Ish-ministres i konfiskohen 153 milionë dollarë dhe 80 shtëpi

Pasuri marramendëse! Ish-ministres i konfiskohen 153 milionë

Ish-ministres së Transportit dhe Naftës në Nigeri i kanë sekuestruar 80 shtëpi dhe 153 milionë dollarë.

Abdulrasheed Bawa nga Komisioni për krim ekonomik dhe financiar tha se prokurorët ende po hetojnë ish-ministren.

Ai konfirmoi se ish-ministres i janë konfiskuar 153 milionë dollarë nga llogaritë e saj bankare si dhe 80 shtëpi që ajo posedonte.

Në vitin 2019, një gjykatë nigeriane sekuestroi bizhuteri në vlerë 40 milionë dollarë nga Alison-Madueka dhe një shtëpi që ajo posedonte në vlerë 37.5 milionë dollarë.

Alison-Madueke ushtroi detyrën e ministres së Resurseve të Naftës nga viti 2010 deri në vitin 2015 gjatë mandatit të presidentit nigerian Goodluck Jonathan. Ajo më parë ka mbajtur postet e ministres së Transportit dhe Zhvillimit të Minierave.

Presidenti i tanishëm nigerian Muhammadu Buhari nisi një luftë kundër korrupsionit kur erdhi në pushtet në vitin 2015 ndërsa ish-ministrja Alison-Madueke ishte midis zyrtarëve të akuzuar.

Alison-Madueke momentalisht qëndron për kurim në Britani të Madhe. Politikanja 60-vjeçare pranoi të ketë bërë gabime derisa ushtronte poste ministrore, por mohoi përfshirjen në korrupsion.

Nigeria është e pasur me naftë, gaz dhe minerale nëntokësore, por korrupsioni dhe shpërndarja e padrejtë e fitimeve janë faktorët kryesorë për varfërinë në këtë vend.