BREAKING NEWS

Thellohet skandali, Ilir Meta 13 shkresa shantazhuese ndaj KLGJ e KED brenda vitit, ja si po tenton të kapë Gjykatën e Lartë e Kushtetuese

Thellohet skandali, Ilir Meta 13 shkresa shantazhuese ndaj KLGJ e KED brenda
x

Bota

Ish-punonjësi i portit tregon çfarë mund ta ketë shkaktuar shpërthimin e frikshëm në Bejrut: Në depo nuk kishte vetëm nitrat amoni, aty ruheshin edhe…

Ish-punonjësi i portit tregon çfarë mund ta ketë shkaktuar

Një ish punonjës i portit, Yusuf Shehadi, i tha “The Guardian” se ai ishte udhëzuar nga ushtria libaneze që të depozitonte kimikatet në depon 12 në port, pavarësisht protestave të përsëritura nga departamentet e tjera të qeverisë.

Përveç kësaj, hangari kishte një sasi fishekzjarresh, tha Shehadi, të cilat doganat i kishin konfiskuar rreth 2009-10 dhe të cilat ai tha se i kishte parë personalisht të shpërndara.

“Ne u ankuam shumë për këtë me kalimin e viteve” , tha Shehadi, i cili punonte në port deri sa të emigroi në Kanada në mars të këtij viti.

“Çdo javë, njerëzit e doganëve vinin dhe ankoheshin dhe kështu vepruan edhe zyrtarët e sigurimit të shtetit. Ushtria vazhdimisht u thoshte se nuk kishin vend tjetër për ta vendosur atë. Të gjithë donin të ishin shefi dhe askush nuk donte të merrte një vendim të vërtetë.

Kishte 30-40 çanta najloni fishekzjarreve brenda depove 12. Ata ishin në anën e majtë kur hyje te dera. Unë u ankova për këtë. Nuk ishte e sigurt. Kishte edhe lagështi atje. Kjo ishte një katastrofë që pritej të ndodhte." tha ai.

Më të lexuarat