BREAKING NEWS

Zgjedhjet në Itali - Exit Poll-et nxjerrin fituese Melonin, mediat e huaja: Fitorja e saj do të alarmojë pjesën më të madhe të Europës

Zgjedhjet në Itali - Exit Poll-et nxjerrin fituese Melonin, mediat e huaja:
x
BREAKING NEWS

Pandemia e Covid-19, vjen njoftimi i fundit nga Ministria e Shëndetësisë: Ja ç'po ndodh në Shqipëri

Pandemia e Covid-19, vjen njoftimi i fundit nga Ministria e
x
BREAKING NEWS

Britania po 'hap dyert'! Liz Truss gëzon pa masë edhe shqiptarët, zbulohet plani i ri i emigracionit

Britania po 'hap dyert'! Liz Truss gëzon pa masë edhe
x
BREAKING NEWS

Pas akuzave të Deizi Arapit, reagon deputeti i Partisë Demokratike

Pas akuzave të Deizi Arapit, reagon deputeti i Partisë Demokratike
x
BREAKING NEWS

Meta zbardh bisedën me Yuri Kim për Berishën ‘non grata’: Ja çfarë i thashë ambasadores

Meta zbardh bisedën me Yuri Kim për Berishën ‘non
x
BREAKING NEWS

Takimi me ambasadoren Kim, Meta zbardh detajet: Patëm një bisedë shumë të hapur për...

Takimi me ambasadoren Kim, Meta zbardh detajet: Patëm një bisedë
x
BREAKING NEWS

I dogjën makinën për herë të dytë/ Zbardhet dëshmia tronditëse e ‘gangsteres’ nga Bilishti, Deizi Arapi: Shteti të më mbrojë, do më gjejnë në ndonjë kanal, ja me kë kam pasur konflikte

I dogjën makinën për herë të dytë/ Zbardhet
x
BREAKING NEWS

EMRI/ Plas sherri në Dhërmi, 46-vjeçari plagos me thikë të riun, dyshimet e para

EMRI/ Plas sherri në Dhërmi, 46-vjeçari plagos me thikë
x

Bota

“Ishte ora 2 e mëngjesit, na dhanë armë të ndryshkura dhe…”/ Parashutisti rus rrëfen tmerrin kur nisi lufta: Ja kur e kuptuam që kishte nisur pushtimi

“Ishte ora 2 e mëngjesit, na dhanë armë të ndryshkura

Një parashutist i ushtrisë ruse ka zbuluar detaje nga përvoja e tij në Ukrainë, kur mësuan se filloi lufta. Pavel Filatiev, 33-vjeç, thotë se njësia e tij elitare u largua nga kufiri me Ukrainën, pasi mësoi për planin e pushtimit në mediat botërore. Ata ishin dërguar atje, pa u paralajmëruar se do të përballen me forcat e “armikut”.

Ai theksoi se si ushtarëve u janë dhënë pushkë automatike të ndryshkura, uniforma të papërshtatshme dhe të vjetra – derisa bashkëluftëtarët e tij ishin “hequr nga faqja e dheut” duke përdorur taktikat luftarake të gjyshërve të tyre.

Filatiev pranoi se ishte zgjuar nga zhurma e të shtënave në rimorkion e kamionit, derisa po e kalonin kufirin në ora dy të mëngjesit të 24 shkurtit, kur edhe filloi pushtimi i Ukrainës.

Vetëm kur ushtarët ukrainas filluan të shtien mbi mjetet ushtarake ruse, Filatiev tha se e kuptoi se kishin filluar pushtimin e shtetit fqinj.

“Tashmë ishte e qartë se kishim sulmuar Ukrainën”, shtoi ai.

Në librin e tij më të ri, Filatiev ka folur për uniformat e vjetra e deri te mjekët e ushtrisë ruse që nuk kishin shiringa dhe qetësues dhimbjesh.

Ai nuk hezitoi të flet edhe për atë sesi komandantët rus përdorin “taktikat e gjyshërve të tyre” në fushëbetejë, taktika luftarake që tashmë nuk përdoren askund tjetër në botë, pasi konsiderohen të paefektshme dhe të vjetruara.

“Nuk kemi pasur të drejtë morale të sulmojmë një vend tjetër – në veçanti njerëzit që janë të afërt me ne. Kur gjithçka filloi, njihja disa njerëz që besonin në nazizëm dhe dëshironin të luftonin kundër ukrainasve. Shumica e ushtarëve rusë janë të pakënaqur me atë çfarë po ndodhë atje. Ne kurrë nuk kemi pasur urrejtje për ukrainasit dhe nuk i kemi konsideruar si armiq. Ushtarët janë të pakënaqur me komandantët, Putini dhe politikat e tij”, tha ndër tjera ushtari rus.