Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Itali, 5-Yje kërkon reforma, jo më anti-BE

Itali, 5-Yje kërkon reforma, jo më anti-BE

Postuar: 07/12/2017 - 20:21

Partia italiane anti-stabiliment Lëvizja 5-Yje po kërkon të ndryshojë imazhin e saj për të bindur  elektoratin dhe Evropën se është e aftë të qeverisë vendin, teksa lideri Luigi Di Maio tha  dje se Lëvizja mbështet Bashkimin Evropian dhe kërkon kalim të pushteteve ligjbërëse te Parlamenti Evropian.
 
Lëvizja 5-Yje është në krye të sondazheve të mbështetjes para zgjedhjeve të majit që vjen, dhe po përpiqet të sigurojë partnerët e Italisë se është distancuar nga qëndrimet e mëparshme euroskeptike. 
 
“Ne jemi pro-BE dhe kërkojmë të kontribuojmë në krijimin e të ardhmes së Evropës”, tha 31-vjeçari, i zgjedhur në shtator si lider i 5-Yje dhe kandidat për kryeministër.
 
Ai tha në një intervistë se nëse partia fiton pushtetin, do të negociojë me partnerët e vendit për politika të gjera evropiane të mbështetjes sociale për të zbutur pabarazinë dhe varfërinë në shumë vende, përfshi dhe Italinë.
 “Nëse BE reformohet, mund të gjejë zgjidhjen për shumë probleme”, tha Di Maio duke shtuar se qëndrimi i partisë mbi Evropën dhe monedhën euro kishte ndryshuar prej vitit 2014, kur kërkuan referendum për daljen nga eurozona.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 39

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/11/2018 - 12:00

U ngatërrua me vajzën e gabuar. Kjo i ka ndodhur një hajduti në Brazil, i cili e ka pësuar keq pasi shkoi t’i vidhte celularin një vajze “mjeshtre” në jiu-jitsu.

Postuar: 20/11/2018 - 10:51

Gjendet i vdekur një person në Athinë, brenda një banesë në të cilën policia sekuestroi një sasi

Postuar: 20/11/2018 - 10:14

Një sasi prej 59 kilogramë lëndësh narkotike e llojit marijuanë është sekuestruar në një banesë n

Postuar: 20/11/2018 - 09:01

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qendër të Brukselit, ku një person ka goditur me thikë n

Postuar: 20/11/2018 - 08:38

Motrat nga Britania po bëhen binjaket më të vjetra në Britaninë e Madhe.

Postuar: 20/11/2018 - 08:09

Katër vetë kanë vdekur pas sulmit me arme në një spital Chicago, duke përfshirë dy anëtarë femra

Postuar: 20/11/2018 - 07:23

Protestat kundër çmimeve të larta të karburantit, rritjes së kostos së jetesës, varfërisë dhe kor