BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Bota

Itali, Facebook mbyll profilet zyrtare e grupeve të së djathtës ekstreme

Itali, Facebook mbyll profilet zyrtare e grupeve të së djathtës
Rrjete sociale Facebook e Instagram kanë mbyllur të gjitha profilet zyrtare në nivel kombëtar e lokal të forcave politike të ekstremit të djathtë italian CasaPaund e Forza Nuova.
 
Bashkë me to janë bllokuar dhe dhjetëra profile  militantësh, mes të cilëve dhe të dy liderëvë Gianluca Iannone i Forza Nuova e Simone Di Stefano i Casapaund.
 
"Këtu nuk ka hapësirë për urrejtje" është përgjigja e dhënë nga zëdhënësi i Facebook duke komentuar se kanë një politikë sigurie ndaj personave e organizatave të rrezikshme që i ndalon ato të përdorin platformën facebook për aksionet e një urrejtje të organizuar."
 
Facebook kërkon që kandidatë e parti politike të përdorin e të respektojnë rregullat e Facebook e Istagram, si çdo individ i zakonshëm, pavarësisht ideologjisë së tyre.
 
Sipas zëdhënësit të Facebook e Instagram, profilet e faqet e mbyllura nuk kanë respektuar këtë rregull të platformës.
Për liderin e Casapuand, Simone Di Stefano "kjo masë është një privim i demokracisë. Facebook ka mbyllur faqen time ku janë 140 mijë persona të regjistruar e faqen e CosaPaund me 250 mijë utentë. Ky është një abuzim i një shoqërie multinacionale që shpërfill ligjet italiane e që pështyn demokracinë", ka deklaruar ai.
 
CasaPaund është një lëvizje politike ekstremiste e djathtë, frymëzuar nga një ideologji neofashiste e themeluar në vitin 2003 në Romë. Prej vitit 2013 ka dhe një organ mediatik që del në shitje një herë në muaj. Në programin e saj politik CasaPaund është kundër emigracionit e financimit të organizatave në ndihmë të emigrantëve, kundër privatizimit në sektorin shtetëror, është për kontrollin e tregun kombëtar monetar e bankar, etj.
 
Forza Nuova përkufizohet si Parti Politike Nacionaliste e ekstremit të djathtë e neofashist e themeluar më vitin 1997. Prej vitit 2008 ka seli në të gjithë Italinë. Kjo forcë politike është  kundër emigracionit, abortit, martesave LGBT, kundër shoqërive multinacionale etj. Një ditë më parë në manifestimin e mbajtur para parlamentit Italian kundër votëbesimit të qeverisë Conte 2, militantë të Forza Nuova protestuan me thirrjet Duce-Duce e me simbole fashiste.