Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Itali/ mbi 30 të vdekur nga shembja e urës automobilistike mbi Genova

Postuar: 15/08/2018 - 07:39

Të paktën 35 njerëz janë vrarë dje në Genova në veri të Italisë pas shembjes në mesditë të një ure gjigante automobilistike, në atë që qeveria quajti "tragjedi e madhe", ndërsa grupet e shpëtimit e krahasonin me një tërmet. Kërkuesit po përdornin qentë në kërkimin e viktimave ndërsa makineri të rënda kishin ardhur për të ngritur copat masive të betonit. Shembja bëri që një pjesë e gjerë e autostradës A10 të binte mbi linjën hekurudhore të qytetit-port, në një kohë kur punime mirëmbajtjeje po bëheshin në urë, dhe kur i gjithë rajoni italian i Ligurias ishte përfshirë nga shira të rrëmbyeshëm. "Për fat të keq kemi më shumë se 30 të vrarë dhe shumë të plagosur, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë”, tha ministri i brendshëm Matteo Salvini nga vendi i ngjarjes, para se grupet e emergjencës të caktonin shifrën 35 të vdekur dhe të paktën 40 të plagosur. Grupet e shpëtimit po kërkonin me vetëmohim mes rrënojave gjigante e binarëve hekurudhorë, ndërsa të mbijetuarit ngriheshin në barela me helikopterë. Rreth 35 makina e kamionë ishin bllokuar mes rrënojave dhe ndërtesave pranë shembjes, të cilat ishin dëmtuar nga copat e betonit. "Nuk heqim dorë, kemi shpëtuar deri tani 12 vetë nga poshtë rrënojave”, tha zjarrfikësi Emanuele Giffi.

E papranueshme të vdesësh kështu

Incidenti është më vrasësi në Evropë për llojin e tij prej vitit 2001, por vetëm shembja e fundit e uravenë Itali. Vendi është objekt aktiviteti sizmik ndërsa infrastruktura po tregon shenja vjetrimi. Rreth 12 ura e mbikalime janë shembur në Itali prej vitit 2004, duke shkaktuar një total prej 7 viktimash. Në fillim të 2015 një urë automobilistike në Palermo prej rreth 13 milionë dollarësh, u shemb vetëm dy ditë pas inaugurimit. Pamjet ajrore tregonin shembjen e një cope prej rreth 200 metra të urës automobilistike Morandi, së bashku me një nga tre këmbët strukturore të tij, që arrijnë në rreth 90 metra lartësi. Ministri i brendshëm Salvini u zotua se përgjegjësit do të jepnin llogari. "Kam kaluar qindra herë mbi këtë urë dhe zotohem të gërmoj e të zbuloj se kush është përgjegjës për këtë tragjedi të papranueshme, sepse nuk është e mundur që në vitin 2018 të punosh e të vdesësh në këto kushte", tha ai.

Shkaqet e katastrofës

Shkaqet e katastrofës nuk ishin menjëherë të qarta, edhe pse shërbimet e motit në Lliguria kishin dhënë paralajmërime për stuhi dhe pamjet filmike tregonin se ura ishte goditur nga një rrufe disa çaste para shembjes. Grupi i mirëmbajtjes së autostradave të Italisë tha se punime mirëmbajtjeje po kryheshin në këmbët e urës dhe se një vinç ishte vendosur atje për të asistuar punimet. Zëdhënësi i Autostrade, Stefano Marigliani, tha se ura monitorohej vazhdimisht, madje më shumë nga sa kërkohet ligjërisht. Në urën 1.2 km të gjatë ishin kryer punime ristrukturimi në 2016. Ajo ishte ndërtuar në 1967, si arterie kryesore e rivierës italiane drejt brigjeve të Francës jugore. Terreni i ashpër malor i Italisë veriore bën që autostradat në qytete dhe bregdet të karakterizohen nga shumë ura dhe tunele. Ura Morandi kalon mbi dhjetra linja hekurudhore dhe mbi zonën industriale të Genovas me dhjetra fabrika. "Jetoj këtu dhe kaloj urën përditë në këmbë. Nuk i kisha zënë kurrë besë. Gjithmonë dëgjoja zhurma të çuditshme kur kalonin kamionë të rëndë", tha 23 vjeçari vendas Ibou Toure. /Andi LAMKO

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/09/2019 - 14:24

Një zyrtar i lartë i inteligjencës është arrestuar në Kanada dhe është akuzuar se ka zbuluar informacione të klasifikuara ndal një entiteti të huaj, ende të paspecifikuar.

Postuar: 15/09/2019 - 13:21

Ekspertët mjekoligjorë në Meksikë kanë arritur të identifikojnë 44 trupa të varrosur në një pus n

Postuar: 15/09/2019 - 13:05

Kishte vendosur që ta kalonte natën tek një shoqja e saj, gjatë një feste me pizhama siç bëjnë sh

Postuar: 14/09/2019 - 23:42

Ai njihet për deklaratat e tij të çuditshme dhe për mënyrën e të vepruarit.

Postuar: 14/09/2019 - 22:05

Pas një eksperimenti në terren në vitet 2013 e 2015, një brez mushkonjat të modifikuara gjeneti

Postuar: 14/09/2019 - 21:52

Disa mijëra aktivistë klimatikë protestuan sot në Frankfurt duke dëmtuar makinat që po shfaqesh

Postuar: 14/09/2019 - 21:34

Temperaturat ishin 25 gradë celsius, por dëbora filloi të binte në kryeqytetin japonez, Tokio.