BREAKING NEWS

Pak kohë para zgjedhjeve, vjen një tjetër ‘shuplakë’ e fortë për Monika Kryemadhin / Damian Gjiknuri jep lajmin, ja çfarë ka ndodhur në Vlorë

Pak kohë para zgjedhjeve, vjen një tjetër
x

Bota

Italia e para në BE për personat që kanë marrë vaksinën anti-Covid/ Kryeministri Conte jep mesazhin e RËNDËSISHËM

Italia e para në BE për personat që kanë marrë

Italia është bërë vendi i parë në Bashkimin Evropian që ka kapur rekordin me 1 milion qytetarë që kanë marrë vaksinën anti-Covid.

Lajmi është konfirmuar edhe nga kryeministri i vendit Giuseppe Conte, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Një milion italianë morën vaksinën anti Covid-19. Një falënderim i ndjerë për qytetarët dhe Shërbimin tonë Shëndetësor Kombëtar për përgjigjen e jashtëzakonshme. Italia është e para në BE për numrin e njerëzve të vaksinuar. Një fakt inkurajues që na shtyn të ecim përpara, duke mbajtur gjithnjë të lartë vigjilencën”, shkruan ai.

Autoritetet bëjnë me dije se në fund të janarit ose në fillim të shkurtit do të nisë fushata e vaksinimit masiv të personave sipër 80 vjeç.

Sipas të dhënave të publikuara sot, në Itali janë regjistruar 16. 146 infeksione të reja dhe 477 raste vdekjesh. Mësohet se gjendja e jashtëzakonshme do të zgjatet deri më 30 prill.

Ndërkaq deri më 5 mars nuk do të lejohen lëvizjet mes rajoneve dhe do të krijohen “zona të bardha”, aty ku përhapja e infeksionit është e lehtë.

Lombardia me 2205 raste mbetet rajoni më i goditur, që së bashku me provincën e Bolzanos dhe Siçilinë do të vazhdojnë të jenë “zona të kuqe”, me aktivitet tregtar të mbyllur dhe kufizime në lëvizje.