BREAKING NEWS

“PS është shkërmoqur si parti”/ Spartak Braho flet për emërimet brenda Partisë Socialiste dhe ia numëron ‘një nga një’ kryeministrit: Gjithçka e vendos Rama sikur është shefi i Shtabit. Si kjo situatë nuk ka pasur ndonjëherë

“PS është shkërmoqur si parti”/ Spartak Braho flet
x
BREAKING NEWS

Rrebeshe të forta dhe stuhi/ Moti bën ndryshimin drastik, meteorologu tregon kur vjen kthesa e madhe dhe si parashikohet fundjava

Rrebeshe të forta dhe stuhi/ Moti bën ndryshimin drastik, meteorologu
x
BREAKING NEWS

“Ka filluar që kur ishte ministër Olldashi”, Spartak Braho hedh dritë mbi skandalin e madh me rrugën Kardhiq-Delvinë: Aferë korruptive! Balluku pjesë e oligarkisë së kryeministrit. Ai është megaloman dhe…/ Rama i ka hipur...

“Ka filluar që kur ishte ministër Olldashi”, Spartak
x
BREAKING NEWS

"Ka nja dy deputetë që kundërshtojnë me të drejtë"/ Spartak Braho plas deklaratën e fortë për aferën e inceneratorëve: Skandali është kaq i fortë sa…Ja pse Rama nuk e jep dorëheqjen. A do ketë fundin e Musolinit?

"Ka nja dy deputetë që kundërshtojnë me të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Meta-Berisha kanë marrë urdhër nga Moska të destabilizojë Shqipërinë, protesta e 7 korrikut mund të prodhojë viktima

Frrok Çupi: Meta-Berisha kanë marrë urdhër nga Moska
x
BREAKING NEWS

Rëndohen pozitat e Metës, SPAK regjistron tjetër procedim penal ndaj presidentit, akuzohet së bashku me Kryemadhin për fshehje pasurie, në “filtër” dhe 8 zyrtarë të LSI

Rëndohen pozitat e Metës, SPAK regjistron tjetër procedim penal
x
BREAKING NEWS

Ja strategjia e Lulzim Bashës për të ardhur në krye të PD dhe si do e përzërë Sali Berishën pasi gjykata të rrëzojë “Foltoren”

Ja strategjia e Lulzim Bashës për të ardhur në krye të
x
BREAKING NEWS

Ja kur ikën Ilir Meta nga Presidenca, 3 skenarët që do të “trazojnë” politikën shqiptare pas 24 korrikut

Ja kur ikën Ilir Meta nga Presidenca, 3 skenarët që do të
x

Bota

Italia merr vendimin, pritet të nisë vaksinimin e fëmijëve 5-11 vjeç këtë muaj, s’ka efekte shqetësuese anësore

Italia merr vendimin, pritet të nisë vaksinimin e fëmijëve

Italia do të nisë vaksinimin e fëmijëve të moshës pesë deri në 11 vjeç për COVID-19 këtë muaj pasi agjencia italiane e barnave tha qartë se vaksina e Pfizer mund të përdoret në këtë grupmoshë.

Kështu, fëmijët më të vegjël do të kenë një të tretën e dozës që marrin të rriturit, shkruajnë mediat italiane. Dhe ata do të marrin dy doza të tilla, tre javë larg njëra-tjetrës.

AIFA, e cila dha dritën jeshile pasi Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) miratoi vaksinën kundër COVID-19 për këtë grupmoshë, tha se vaksina “tregon një nivel të lartë efektiviteti dhe asnjë sinjal alarmi për sa i përket sigurisë nuk është theksuar për momentin”.

Nënsekretari i Shëndetësisë, Andrea Costa ka thënë se qëllimi ishte që të fillonin vaksinimin e fëmijëve 5 deri në 11 vjeç për COVID-19 përpara Krishtlindjeve.
Patrizia Popoli, kryetarja e komitetit tekniko-shkencor të AIFA-s, hodhi poshtë fjalët se nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të aprovuar vaksinën kundër COVID për këta fëmijë.

“Të dhënat që kemi për vaksinën kundër COVID-19 janë të mjaftueshme që ajo të shtrihet edhe tek fëmijët”, tha Popoli për Radio Anch’io.

“Ne kemi një studim mbi 3000 fëmijë me doza më të vogla, një e treta e dozës së vaksinës, dhe ajo qëndron efektive – pa efekte shqetësuese anësore, vetëm reagime lokale, pak temperaturë dhe dhimbje koke”.