BREAKING NEWS

Ndodh për herë të parë në PD/ Zbardhen emrat e 5 anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, nga Bujar Nishani tek Besnik Mustafaj

Ndodh për herë të parë në PD/ Zbardhen emrat e 5
x

Bota

Italia publikon listën e kuqe me 13 vende që nuk lejohen ta vizitojnë, ja vendimi për Shqipërinë

Italia publikon listën e kuqe me 13 vende që nuk lejohen ta

Pas BE, edhe Italia ka vendosur kufizime për udhëtarët për shkak të pandemisë, por ndryshe nga unioni, shteti fqinj ka bërë vetëm një listë me 13 vende nga ku do të ketë kushte.

Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza ka urdhëruar që udhëtarët që 14 ditët e fundit kanë qenë në  Armeni, Bahrein, Bangladesh, Bosnia, Brazil, Kili, Republikën Domenikane, Kuvajt, Maqedoni e Veriut, Moldavi, Oman, Panama dhe Peru, nuk do të lejohen të hyjnë në Itali.

Lajm i mirë është se në këtë listë të kuqe nuk hyn Shqipëria, e cila nga BE më 1 korrik nuk u përfshi në listën e vendeve me të cilat do të hapeshin kufijtë e jashtëm.

Italia 13 vendet e sipërpërmendura i cilëson si vende që kanë një rrezikshmëri të lartë të infeksionit të COVID-19, dhe një nga vendet më të goditura nga koronavirusi në Europë nuk do sërish një valë të dytë.