
Postuar: 12/10/2018 - 16:03
Ministri italian i ekonomisë është takuar sot me sekretarin aemriakn të thesarit për të siguruar partnerët ndërkombëtarë të vendit mbi shqetëismet e shpenzimeve të buxhetit të vendit, që e kanë futur në debate të ashpra me Bashkiin Evropian.
Ministri a eekonomisë tha se Giovanni Tria i tha homologut të tij Steven Mnuchin, gjatë një takimi në Bali se objektivi i buxhetit italian 2019 është përforcimi i rritjes së ekonomisë së vendit.
Në deklaratë thuhej gjithashtu se Tria thkesoi vendosmërinë për ndjekjen e rrugës së reduktimit të raportit të përgjithshëm mes borxhit dhe GDP si he konfirmoi vendosmërinë e qeverisë së vendit për të marrë pejsë në dialogun konstruktiv me Komisionin Evropian dhe vendet anëtare të eurozonës.
Ritja e shpenzimeve të Italisë, të bëra për plotësimin e premtimeve të fushatës elektorale, mund të shtyjë deficitin përtej normës 2.4 për qind e GDP, prandaj ka sjell kritika nga Brukseli për ekonominë e tretë më të madhe të BE, se nuk do të mund të mbajë borxhin në kontroll.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/
Na Beni Like Ne Facebook: