BREAKING NEWS

Thellohet skandali, Ilir Meta 13 shkresa shantazhuese ndaj KLGJ e KED brenda vitit, ja si po tenton të kapë Gjykatën e Lartë e Kushtetuese

Thellohet skandali, Ilir Meta 13 shkresa shantazhuese ndaj KLGJ e KED brenda
x

Bota

Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruajnë marrëveshjen historike, presidenti Trump reagon i pari

Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruajnë marrëveshjen

Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë rënë dakord për të normalizuar marrëdhëniet, ka njoftuar Presidenti amerikan Donald Trump.

Në një deklaratë të përbashkët  Trump, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe Princi i Kurorës së Abu Dhabi Mohammed bin Zayed thanë se ata shpresonin se “kjo do të përparojë paqen në Lindjen e Mesme”.

Në sajë të kësaj marrëveshje, Izraeli do të pezullojë planet e saj për të aneksuar pjesë të mëdha të Bregut Perëndimor.

Deri më tani Izraeli nuk ka pasur marrëdhënie diplomatike me asnjë nga vendet arabe.

Sidoqoftë, shqetësimet e përbashkëta për ndikimin e Iranit në këtë rajon kanë lidhur disa herë kontakte jozyrtare midis tyre.