BREAKING NEWS

Propozimi i papritur i Silva Binos: Të mbyllim sërish fundjavat!

Propozimi i papritur i Silva Binos: Të mbyllim sërish fundjavat!
x

Bota

“Jam me koronavirus”, e prekura e parë në Londër shkoi vetë në spital me taksi

“Jam me koronavirus”, e prekura e parë në Londër

Personi i parë që u diagnostikua me koronavirus në Londër shkoi me taksi në spital, pasi u ndje sëmurë.

Dy stafe nga spitali “Lewisham” tani janë në izolim, pasi kanë rënë në kontakt me gruan, një shtetase kineze, e cila kohët e fundit kishte mbërritur nga Kina.

Spitali “Lewisham” konfirmoi se pacienti nuk kishte ndjekur këshillat e autoriteteve shëndetësore dhe thjesht ishte prezantuar vetë, duke shkelur të gjitha udhëzimet që synojnë të ndalojnë përhapjen e virusit.

Sapo ajo ka deklaruar “unë kam koronavirus” asaj i është mbuluar goja dhe hunda me një maskë dhe është dërguar në një zonë të izoluar për të kryer testin e virusit në fjalë.

Ben Travi, shefi ekzekutiv i spitalit në Lewisham, tha se rezultati i testit rezultoi pozitiv dhe pacienti u transferua në një qendër të specializuar, në spitalin “Guys and St Thomas”.