BREAKING NEWS

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti s’ka ndodhur në asnjë vend të botës!

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti
x

Bota

“Jam ndjerë djalë që kur kam lindur”, burrnesha Lali bën rrëfimin e rrallë, zbulon çfarë e ka shtyrë të marrë vendimin që të mos martohet kurrë

“Jam ndjerë djalë që kur kam lindur”, burrnesha Lali

Burrneshat (të njohura edhe si virgjëreshat e betuara) i përkasin një tradite që u krijua dhe u zhvillua përgjatë një periudhe disashekullore, por që vazhdon të jetë e pranishme edhe sot, kryesisht në disa zona periferike të veriut të Shqipërisë.

Në studion e emisionit “Shqipëria Live” ishte e ftuar burrnesha, Diana Rakipi, e cila njihet ndryshe si Lali. Kjo e fundit tha se nuk është penduar asnjëherë për vendimin e saj, pasi “janë betime që janë bërë dhe nuk kthehen më pas kurrë”.

“Ajo është zgjidhja e imja. Unë jam ndjerë djalë që kur kam lindur. Nuk kam veshur kurrë fustan, nuk e di se çfarë është”, tha Lali, e cila shtoi se familja e saj e ka aprovuar menjëherë vendimin që do bëhej burrneshë.

“Mamanë e kam prej Gjakove. Stërgjyshi im ka qenë njeri i zgjedhur i Zotit, i kam me fakte. Kur kam lindur unë, më thoshte gjyshja se stërgjyshi ka thënë: ‘Në fisin filan lindi djalë’. Para meje ka vdekur një djalë nga syri. Është shkruar që atëherë që unë të isha burrneshë”, tregoi ajo.

E pyetur se sa burrnesha janë tani në gjithë Shqipërinë, Diana tha: “10”. Madje ajo shtoi se shumë vajza të reja, gjimnaziste i thonë se duan që të bëhen burrnesha.

“Por më bën përshtypje, ka vajza të reja që më thonë dua të bëhem burrneshë. I pyes se çfarë ju mungon, arsyeja? Ti nuk e ke hequr kohën e vështirë”, rrëfen Lali.