BREAKING NEWS

Arrestimi i Henri Çilit, reagon PD dhe i drejton thirrjen urgjente policisë: Kush është zyrtari i lartë i Drejtësisë i përfshirë në dosje, Dvorani apo... (EMRI)

Arrestimi i Henri Çilit, reagon PD dhe i drejton thirrjen urgjente
x

Bota

“Janë gjenetikisht mafiozë”, gafa e zv/presidentes Kirchner që tërboi Italinë

“Janë gjenetikisht mafiozë”, gafa e zv/presidentes

Polemika në Argjentinë për fjalët e zv/presidentes Cristina Kirchner, e cila, gjatë Panairit të Librit, lidhi familjarët e ish-presidentit Mauricio Macri me mafien.

“Në Argjentinë, përdorimi i sistemit gjyqësor për të diskretituar një kundërshtar politik ka pasur një komponent mafioz, që me siguri është shkaktuar nga paraardhësit e atij që ka qenë president”.

Nuk vonoi reagimi italian. Kryetari i Komisionit Antimafie, Nicola Morra e cilësoi “të papranueshme” deklaratën e Kirchner: “Nëse ka politikanë argjentinas të përfshirë me mafien, atëherë duhet të arrestohen. Por, të sulmosh në mënyrë raciste të gjithë italianët, është e turpshme. Në cilësinë e kryetarit të Komisionit Antimafie në Itali i dënoj me forcë fjalët e zv/presidentes argjentinase dhe kërkoj falje publike”.

“Ky lloj racizmi e ka ndjekur imazhin e bashkëkombësve tanë kudo në botë për më shumë se një shekull, duke harruar ata italianë që i ngritën krye mafies dhe që u vranë prej tyre”, -deklaroi Morra.