BREAKING NEWS

Rama nuk pranon formulën e 5 qershorit, del pro listave të hapura dhe vulos divorcin me SHBA pas kërkesës së Yuri Kim për rrotacion politik

Rama nuk pranon formulën e 5 qershorit, del pro listave të hapura dhe
x

Bota

‘Janë në rrezik të një tjetër shpërthimi, do të kolapsojë sistemet shëndetësore’, OBSH futi në listën e paralajmërimit edhe Shqipërinë, por përgjigjja e duhur i vjen nga Suedia që ia numëron 'një për një'

‘Janë në rrezik të një tjetër shpërthimi, do

Epidemiologu kryesor i shtetit suedez, Anders Tegnell e ka refuzuar një paralajmërim nga Organizata Botërore e Shëndetit që e përfshinte Suedinë midis vendeve në Evropë në rrezik të një rishpërthimi të Covid-19.

OBSH tha të enjten që disa vende dhe territore kishin tani një rritje të madhe të shifrave të të infektuarve. Por Dr Tegnell i tha televizionit suedez se ishte një “keqinterpretim i plotë i të dhënave”. Suedia kishte pasur një rritje të rasteve, argumentoi ai, sepse po testonte më shumë persona.

Por OBSH tha që përqindja e testimeve pozitive ndaj koronavirusit mbetej “në rreth 12-13%”, megjithë testimin e shtuar. Kjo dhe të dhëna të tjera tregojnë “se Suedia është ende duke u përballur me transmetime komunitare”, tha një zëdhënës i OBSH për BBC.

Sipas të dhënave të OBSH-së, shteti anëtar i BE, Suedia ka 155 të infektuar për çdo 100,000 banorë në 14 ditët e fundit, shifër shumë më e lartë se kudo tjetër në rajonin e përcaktuar të organizatës në Evropë, përveç Armenisë.

Drejtori rajonal i OBSH Hans Henri Kluge tha në një konferencë për shtyp të enjten se listën e 11 vendeve, të cilat përfshinin Suedinë, “transmetimi i përshpejtuar ka çuar në rishpërthim shumë domethënës, që nëse lihet pa kontroll do të kolapsojë sistemet shëndetësore edhe një herë”.

Vendet dhe territoret e tjera në listën e OBSH ishin: Moldavia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Ukraina, Kosova, Armenia, Azerbajxhani dhe shtetet e Azisë Qendrore të Kirgistanit dhe Kazakistanit.

Përgjigja e Suedisë ndaj pandemisë ka qenë shumë e ndryshme nga vendet e tjera evropiane. Nuk ka pasur asnjë izolim, shkollat ​​dhe kafenetë qëndruan të hapura, por tubimet u ndaluan dhe shumica e suedezëve respektojnë distancimin shoqëror.

Këtë javë Suedia raportoi numrin e saj më të lartë të infeksioneve të përditshme që nga fillimi i shpërthimit, me 1.610 raste të Mërkurën./BBC