BREAKING NEWS

SPAK rrëzon Fatmir Mediun, bie kërkesa për 90 dëshmitarët e mbrojtjes, GJKKO thërret Shkëlzen Berishën dhe 71 dëshmitarë të akuzës për aferën e “Gërdecit”

SPAK rrëzon Fatmir Mediun, bie kërkesa për 90
x
BREAKING NEWS

Hyn në skenë njeriu i amerikanëve që do fundosë Shkëlzen Berishën, ja çfarë pritet të thotë dëshmitari “kyç” i tragjedisë së Gërdecit

Hyn në skenë njeriu i amerikanëve që do fundosë
x
BREAKING NEWS

SPAK nuk i ndahet Saimir Tahirit, ish-ministrit i merret nën hetim pasuria pas sinjaleve të shërbimeve të huaja

SPAK nuk i ndahet Saimir Tahirit, ish-ministrit i merret nën hetim pasuria
x
BREAKING NEWS

Dosjet e SPAK për përgjimet në “EncroChat” dhe “Sky” me kriminelët, Balla paralajmëron "tërmet" në Policinë e Shtetit

Dosjet e SPAK për përgjimet në “EncroChat” dhe
x
BREAKING NEWS

Shkalafitet çeta anti-amerikane Berisha-Bardhi, bie numri i pjesëmarrjes të deputetëve, nis dezertimi nga aksioni politik i ish-sekretarit të Përgjithshëm të PD

Shkalafitet çeta anti-amerikane Berisha-Bardhi, bie numri i
x
BREAKING NEWS

Edi Rama merr udhëzime nga Vuçiç për situatën në veri të Kosovës, ja dokumenti që zbërthen prapaskenat e bujshme

Edi Rama merr udhëzime nga Vuçiç për situatën
x
BREAKING NEWS

OLAF do të vijojë hetimet për fondet nga IPARD II; Nuk programohen disbursime nga programi deri në 2025

OLAF do të vijojë hetimet për fondet nga IPARD II; Nuk
x
BREAKING NEWS

Tradhtari Edi Rama përballë heroit Albin Kurti si Esat Pashë Toptani përballë Ismail Qemalit

Tradhtari Edi Rama përballë heroit Albin Kurti si Esat Pashë
x

Bota

Javën e ardhshme Zelensky vizitë në SHBA, takim me Biden, priten bisedime me liderë të tjerë botërorë

Javën e ardhshme Zelensky vizitë në SHBA, takim me Biden, priten

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, do të takohet me liderë të ndryshëm botërorë, përfshirë presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, atë të Brazilit Luiz Inacio Lula da Silva dhe kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi Shtëpia e Bardhë të premten.

Biden do të bisedojë për një varg çështjes me liderët, përfshirë për luftën në Ukrainë, sigurinë dhe ndryshimin klimatik, tha Jake Sullivan, këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, para takimit të liderëve botërorë javën e ardhshme në Kombet e Bashkuara.

“Ky do të jetë takimi i tretë i tyre këtu në Shtëpinë e Bardhë dhe vjen në një kohë kritike. Presidenti Biden mezi pret ta dëgjojë perspektivën e president Zelenskyt për të gjitha këto dhe ta përsërisë përkushtimin e tij për të vazhduar ta udhëheqë përkrahjen botërore për Ukrainën, e cila po e mbron pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin e vet territorial”, tha Sullivan.

Zelensky pritet të takohet të enjten e ardhshme edhe me anëtarët e Kongresit amerikan, gjatë vizitës e cila do të jetë konfirmim i përkrahjes së vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Ukrainën.

Lideri ukrainas do të jetë i pari që i drejtohet Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork gjatë vizitës në SHBA. Hollësi shtesë rreth vizitës së tij do të bëhen të ditura në ditët në vijim, tha Shtëpia e Bardhë.

Zelensky po kërkon më shumë përkrahje për luftën e vazhdueshme me Rusinë dhe Biden dhe demokratët po bëjnë trysni për t’ia dhënë Ukrainës më shumë se 20 miliardë dollarë për ndihma shtesë ushtarake, ekonomike dhe humanitare.

Ukraina përkrahet nga të dy partitë në Senatin amerikan, por së fundmi janë rritur kritikat për ndihma në Dhomën e Përfaqësuesve, ku opozita republikane e ka një shumicë të ngushtë.

Zelensky e vizitoi Uashingtonin për herë të fundit në dhjetor 2022.

Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Ukrainës më shumë ndihma se çdo shtet tjetër, më shumë se 70 miliardë dollarë, sipas Institutit Kiel për llogaritje të Ekonomisë Botërore./REL/