BREAKING NEWS

Këshilli Politik ul siparin, Basha bën lëvizjen e radhës, zbulohet se çfarë do të ndodhë nesër në orën 11:00

Këshilli Politik ul siparin, Basha bën lëvizjen e radhës,
x

Bota

“Je e sëmurë mendore”, Pelosi i kthehet dhëmbë për dhëmbë presidentit Trump: Je si fëmijë me këpucët e ndyra me jashtëqitje qensh

“Je e sëmurë mendore”, Pelosi i kthehet dhëmbë

“Donald Trump është si fëmijët me pantallonat e zhgërryera në baltë dhe këpucët e ndyra me jashtëqitje qensh”. Kështu, kryetarja e Dhomës së Kongresit replikoi ndaj ofezave të presidentit amerikan, i cili e cilësoi si të sëmurë mendore.

“Më pyesni nëse veprimet e këtij presidenti janë të përshtatshme? Janë krejtësisht të pavend”, -tha Pelosi. “Trump vuan nga konfuzioni, i rikuperon boshllëqet e kujtesës me shpikjet që beson se janë të vërteta. Ai nuk e di të vërtetën. Mjafton të thotë diçka për ta besuar, sepse e ka thënë ai”.

Presidenti amerikan sulmoi ashpër një ditë më parë Nenci Pelosi, duke e cilësuar “grua të sëmurë, me probleme mendore”, pasi kryetarja e Kongresit e kritikoi shefin e Shtëpisë së Bardhë për përdorimin e hidrosiklorokinës për të parandaluar koronavirusin, për shkak të moshës dhe mbipeshës.

“Nuk meriton përgjigje, është humbje kohe”, -deklaroi Trump për gazetarët, shkruan “The Hill”. Presidenti amerikan tha se u konsultua me mjekun e Shtëpisë së Bardhë, Sean Conley, duke shpjeguar se të dy vendosën se të mirat e mundshme të trajnimit i tejkalojnë rreziqet e mundshme.

Më të lexuarat