BREAKING NEWS

Rama përzë nga lista 40 për qind të deputetëve, kreu socialist transformon ekipin, pakënaqësitë largojnë figura të njohura të PS

Rama përzë nga lista 40 për qind të deputetëve, kreu
x

Bota

(VIDEO) "Jemi në fazën më kritike të Covid-19"/ Merkel thirrje të FORTË qytetarëve, lëshon paralajmirimin: Ju lutem hiqni dorë nga...

(VIDEO) "Jemi në fazën më kritike të Covid-19"/

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka folur sërish në lidhje me situatën e pandemisë së koronavirusit e cila, që prej muajsh ka pushtuar botën.

Kancelarja gjermane i është drejtuar kombit me anë të një video mesazh të cilën e ka publikuar në rrjetet sociale. Ajo është shprehur se tashmë vendi është në fazën më kritike të pandemisë.

Merkel u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin sa më shumë kontaktet fizike, udhëtimet dhe festat e panevojshme.

 “Ne duhet të bëjmë gjithçka për të parandaluar përhapjen e virusit e që situata të mos dalë jashtë kontrollit. Çdo ditë ka rëndësi. Ne duhet të shkojmë përpara. Unë ju bëj thirrje: Takohuni me më pak njerëz, qoftë në shtëpi ose jashtë saj. Ju lutemi hiqni dorë nga çdo udhëtim që nuk është absolutisht emergjent, çdo festë që nuk është fare e nevojshme. Qëndroni në shtëpi”, tha Merkel.

Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Gjermani kanë 356,792 persona janë infektuar dhe kanë 9,836 të tjerë humbur jetën.

Më të lexuarat