BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Bota

“Jeni bërë han me dy porta për shqiptarët”/ Prokurori i njohur italian “shkund” holandezët: Reagoni tani ose do të zhyteni keq

“Jeni bërë han me dy porta për shqiptarët”/

Prokurori i njohur i Catnazaros në Itali Nicola Gratteri ndërsa ka folur në komisionin Parlamentar të Antimafias, ka deklaruar se Holanda është bërë një port i hapur për mafian afrikane, italiane dhe atë shqiptare.

Gratteri u tha holandezëve se portet e vendit të tyre “janë vendet e preferuara të krimit të organizuar. Tani për tani Holanda është një port i hapur për mafiozët”.

Nga ana tjetër, Holanda mund të ndikojë në luftën kundër mafies falë pushtetit politik që ka në Evropë dhe “kjo do të thotë se nëse Holanda do të donte të ndikonte në luftën kundër mafies, sigurisht që do të ishte e suksesshme. Holanda bën biznes dhe e ka treguar, se ata dinë ta bëjnë këtë punë. Ju duhet të njihni në sistemin tuaj ligjor krimin e llojit mafioz duke miratuar ligjin italian kundër drogës, që është një ligj i bërë shumë mirë: DPR 309/90, ku dënimi varion nga 20 deri në 30 vjet dhe për rrjedhojë do të bëhej joekonomik për të tregtuar drogë në Holandë”.

Prokurori i Catanazaros ka deklaruar gjithashtu se Holanda është vendi i cili dominohet nga mafia që vjen nga Afrika e Veriut, Italia dhe Shqipëria.

“Tek ju kanë vrarë një avokat, një gazetar dhe një bashkëpunëtor të drejtësisë. Keni tre mafie: Afrikano-veriore, Italiane dhe atë Shqiptare; pra ose përgatituni ose do jeni nën pushtetin e tyre. Për mafiozët nuk ka kufij, ndaj monedha e vetme më shumë se sa të lehtësojë evropianët, ka ndihmuar mafien”, është shprehur Gratteri.

Megjithatë, ai shton se problemi nuk është vetëm holandez pasi në Evropë ka shumë hapësira që iu japin dorë mafiozëve.